• Tiranë-Shitet Njësi,Bar-Kafe-Piceri-Lulishte,kati 1,Sip.total 325m², Cmimi 320'000euro,diskuueshëmt-Rr.Asdreni,50m nga ish-Min.Shëndetësis/Unaz/DPPSH,

Cmimi Euro
320000
SHITET:Njësi Tregtare/Lokal Bar-Kafe-Piceri, me Lulishte, me sipërfaqe të ndërtuar/ brendshme 90m[SUP]2[/SUP]+42m[SUP]2[/SUP]=132m[SUP]2[/SUP], dhe Lulishtja 200m[SUP]2[/SUP],e mbuluar me tendë dhe çadra të levizshme, e ndodhur ndërmjet Bar-Kafesë(90m[SUP]2[/SUP]) dhe Picerisë(42m[SUP]2[/SUP]),në katin e parë/përdhesë të një Pallati të Ri(9-kate mbi tokë dhe një nën-tokë), në Rr."Asdreni",50m larg ish-ndërtesës Ministrisë Shëndetësisë/ Unazës/autobebi dhe 60m nga Shkolla "Ali Demi"/ose 80m nga Ura e Brrylit...etj.
Zona:Ali Demi/Brryli/ish-Ministrisë Shëndetësisë.
Kjo është një ndër zonat më të preferuara dhe bën pjesë në zonat më kryesore dhe qendrore të Tiranës, shumë afër qendrës Tiranës, e cila ndodhet buzë unazës qendrore të Tiranës, në anë të Blv."Bajram Curri" dhe rrugës "Ali Demi", një zonë e vjetër dhe akualisht vlersohet, si një ndër zonat më të preferuara për banim nga ana ambjentale, ekologjike, hapsirave, e cila është në pjesën e ngritur të Tiranës, me pak pjerrësi, si dhe e pozicionuar nga ana e malit të Dajtit. Pas viteve 1990, katet e para të ndërtesave buzë bulevardit(unazës) u kthyen në sipërfaqe tregtare, si dhe ndërtimi i pallateve të reja, duke i dhënë shumë gjallëri unazës, rrugës "A. Demi" dhe zonës. Në zonë gjenden disa institucione të qeverisë qendrore si: Drejtoria e Policisë së Shtetit, Ministria e Punëve të Jashtëme, Materniteti"Koço Glozheni", QKB/QKL... etj, të cilat i kanë dhënë një vlerë edhe më të madhe kësaj zone. Kjo bën pjesë në zonat më kryesore të Tiranës, e mirë pozicionuar, e integruar dhe lehtësisht e aksesueshme si në këmbë, me shërbimin urban, si dhe autoveturë nga të gjitha drejtimet e hyrje/daljeve të Tiranës.
Pallati, pozicioni tij: Pallat i Ri cilësor, ndërtim i viteve 2002-2003, me 8-kate banim dhe një kat (ai përdhes) sipërfaqe tregtare, si dhe një kat nën-tokë. Në një mikro-zonë, të njohur ndërmjet dy rrugëve (blv. "B.Curri" dhe Rr."Hodo Beg" e "A. Demi"), shumë pranë (50m) ish-Ministrisë së Shëndetësisë/Unazës-Lanës ose Drejtorisë së Përgjithëshme të Policisë së Shtetit, si dhe 60m larg nga Shkolla 9-vjeçare"A.Demi", në Rr."Asdreni", 80m larg me Urën e Brrylit dhe kryqëzimin e fushës "A.Demi". Pallati është i pozicionuar në krahun e majtë të Rr."Asdreni", në mes të disa pallateve ekzistuese dhe pranë Çerdhes dhe Kopshit nr.24, në një mikro-zonë me rrugica të brendshme dhe hyrje/dalje në disa drejtime si nga rruga "H. Beg", "A. Demi" dhe në Blv. "B. Curri". Një mikro-zonë, e qetë, e rrafshët, me disa Institucione per rrethe dhe me disa aktivitete tregtare si; disa dyqane për shitjen e luleve natyrale, një pastiçeri e njohur (Nefeli), posta e shpejtë (TNT)... etj.
Njësia/Bar-Kafe-Piceri-Lulishte(Prona në Shitje): Prona në shitje është e përbërë nga disa pjesë kryesore:
-Nga pjesa e bar-kafesë. bashkë me sallën e klientelës, e cila ka një sipërfaqe prej 90m[SUP]2[/SUP], në katin përdhes dhe gjendet nën-pallat, e ngritur nga niveli i tokes rrethë 1m lartësi, që komunikon me pjesën e Lulishtes me disa shkallë, nga ku është edhe hyrja kryesore për në këtë hapësirë. Në të gjendet: salla e klientelës me kapacitet mbajtës deri në 50 vende ulur, pjesa e banakut, pjesa e depos dhe tualetit.
-Nga pjesa e Picerisë. me një sipërfaqe prej 42m[SUP]2[/SUP], e cila bashkë me Lulishten janë jashtë themeleve të pallatit, ngjitur me pallatin, Piceria pozicionohet në anën tjetër të Lulishtes, por në të njëjtin rrafsh me të, kjo hapësirë është e përbërë nga pjesa e furrës me banakët, pjesa e kuzhinës, dhe salla e klientelës. Në hapësirën e picerisë hyn si nga pjesa e Lulishtes, ashtu edhe nga një derë e jashtme komunikimi, nga ana e Rr."Asdreni".
-Nga pjesa e Lulishtes. Kjo pjesë lidh të dyja njësitë (bar-kafenë dhe picerinë) dhe shërben, si sallë e madhe e hapur për klientelën dhe arrin në sipërfaqen prej 200m[SUP]2[/SUP], kjo përbëhet nga 2-pjesë kryesorë; -pjesa e mbyllur që është ngjitur me picerinë dhe –pjesa e hapur që është nga krahu i bar-kafesë, ku ka një hapësirë me tendë druri, ndërsa pjesa tjetër është me çadra të levizshme portative. Kapaciteti mbajtes i të dy pjesevë të Lulishtes/Sallës klientelës shkon në 80 vende ulur. E gjithë Lulishtja, ashtu si dhe e gjithë prona është e mirë-përcaktuar, e rrethuar dhe e gjelbëruar, në 2-anësoret e jashtme është me trotuar. Prona ka dy hyrje kryesore në ballore, njëra tek Lulishtja e pronës në krahun e djathtë dhe tjetra në krahun e majtë, tek piceria.
Pozicioni/Pamja e Njësisë/Bar-Kafe-Piceri-Lulishte: Prona si një e tërë përafrohet formës L(këndore), ku pjesën pak më të gjatë të L-së e përbën Piceria dhe Lulishtja, të cilat janë në të njëjtin rrafsh dhe të pocicionuar buzë trotuarit (2-anë) dhe ngjitur me pallatin e ri, të mirë ekspozuar nga djelli në pjesën më të madhe të ditës dhe përballë Lulishtes (në jug-perëndim) në një distance prej mbi 6m, gjendet një pallat ekzistues 5-katësh, ndërsa nga veri-perëndimi është një parkim sipërfaqësor i hapur dhe një çerdhe fëmijësh. Ndërsa pjesa e shkurtër e L-së përfaqësohet nga pjesa bar-kafe+salla klientelës (90m[SUP]2[/SUP]), që është më e ngritur, me të komunikohet me anë të shkallëve të hapura(5-shkallë) dhe kjo pjesë është brenda rrezes pallatit, e pozicionuar në veri/veri-perëndim dhe jug-perëndim të pallatit. Prona në tërësinë e saj është me pamje nga lindja-jug-lindja, perëndimi dhe veri-perëndim, në dy anë të saj është e kufizuar nga trotuare dhe rrugë të brendshme, me shumë dritë e diell dhe lehtësisht e ajrosshëm. Pozicioni i pronës, ka akses/hyrje të favorizuar dhe lehtësish i gjetshëm, nisur nga afërsia që ka me rrugët kryesore blv."B. Curri", "Asdreni" dhe "A. Demi".
Cilësitë e Lokalit "Bar-Kafe-Lulishte-Piceri": -përmasat relativisht të mëdha, si ne ambjent te mbyllur dhe te hapur, Lulishte-Verandë që mundësojne një kapacitet mbajtës relativisht të bollshëm, -mundesi për tu shfrytëzuar me kapacitet të lartë në çdo stinë dhe kushte atmosferike si në ambjentet e mbyllura ashtu dhe në Lulishte, -fasadat dhe Lulishtja e madhe mundësojnë shumë dritë, diell dhe ajrosje natyrale, -pozicioni në pallat dhe në zonë është lehtësisht i gjetshëm, -i gjithe ambjenti/Lokali është i ri dhe ndërtim mjaft cilësor, -Njësia tregtare mundëson përshtatjen edhe për lloje të tjera aktiviteti, -pasja e një parkimi sipërfaqësor pranë me kapacitet 100 –automjete... etj.
Shfrytëzimi i mëparshëm e aktual: Ka disa vite që funksionon si Lokal, Bar-Kafe-Piceri dhe aktualisht është në rikonstruksion,shumë shpjet do rivihet në funksion/shërbim.
Destinacionet e mundshme: Njësia/Prona, mundëson shfrytëzimin si, Bar-Kafe-Lulishte-Piceri, ashtu siç e ka patur vite më parë, si dhe mund të shtohet edhe aktiviteti i Restorantit, -mund të përshtatet dhe përdoret edhe për aktivitete mikse duke shtuar edhe lodra për fëmijë etj, -gjithashtu kjo pronë mund të transformohet edhe si supermarket lagje për tregtimin e artikujve ushimore e jo-ushqimore,...etj.
Dokumentacioni; Prona/Njësia, në tërësin e saj është me 3-Çertifikata Pronësie (si Njesi dhe Truall) dhe çdo pjesë është me dokumentacion më vehte, ndërkohe e gjithë prona shitet e pandashme (në bllok të 3-ja njëkohësisht) pasi këto kanë lidhje funksionale të natyrshme me njëra-tjetrën.
Çmimi i Shitjes: Prona në bllok, si një e tërë shitet me 320'000 euro/€, diskutushëm.
Adresa: Rr "Asdreni",50m nga ish-"Min.Shëndetësisë"/Unaza/autobebi/Drejtoria Policisë Shtetit, nga Shkolla 9-Vjeçare "A.Demi" dhe 80m larg nga Ura-Brrylit, Tiranë. adgss
Cel:0696281433 adgss
*******************************
A&D General Services Studio(A&D.G.S.S-Imobiliare)
Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
St.Unazës pranë ish-Ministrisë së Shëndetësisë, Tiranë
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
Email: adstudiosherbimesh@gmail.com
 


Contact WhatsApp
Back
Top