DIMENSION me njė experience 10 vjecare tė stafit tė saj nė Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nėpermjet shėrbimeve tė ofruara pėcjell pėr tregun e punes vlerat mė tė mira profesionale. Jeni individe nė kerkim tė karrieres tuaj apo kompani nė kėrkim tė stafit mė tė mirė pėr ekipin tuaj, na kontaktoni pėr tė bėrė zgjedhjen e duhur. Nė emėr tė njė kompanie tė sukseshme qė operon nė Tiranė nė fushėn e organizimit tė Eventeve, DIMENSION po kėrkon tė rekrutojė kandidatė nė pozicionin:

MENAXHER SHITJESH

FUNKSIONI BAZĖ DHE QĖLLIMI I PĖRGJEGJĖSIVE

Menaxheri i Shitjeve drejton dhe mbikėqyr politikat, objektivat dhe nismat e shitjeve tė njė organizate. Vendos strategjitė e shitjeve afatshkurtra dhe afatgjata dhe vlerėson efektivitetin e programeve aktuale tė shitjeve. Punon nė mėnyrė tė vazhdueshme per pėrmirėsimin e produktit dhe cilesinė e shėrbimeve tė kompanise. Qėllimi kryesor i punės ėshtė rritja e nivelit tė shitjeve duke rritur imazhin e kompanisė nėpėrmjet pėrmirėsimit te cilėsisė tė shėrbimit dhe produkteve tė kompanis. Eshtė pėrgjegjės pėr funksionimin e proēesit tė punės dhe menaxhimin e stafit vartės.

DETYRAT DHE PĖRGJEGJĖSITĖ
• Pėrgatit buxhetet, planet e shitjes dhe shpenzimeve ne bashkepunim me shefin e finances dhe nė pėrputhje me strategjinė dhe objektivat e biznesit duke e detajuar nė plane veprimi mujore dhe vjetor brenda dates 15 dhjetor;
• Monitoron dhe zbaton aktivitetet e shitjes;
• Propozon forma praktike dhe krijuese, oferta sezonale pėr promocionin e shėrbimeve duke bashkėpunuar ngushtė me drejtorin e dekorit dhe menaxherin e marketingut;
• Njeh dhe ndjek tendencat e biznesit , ju paraprin nė avancė dhe kupton interesat e biznesit;
• Ideon strategji shitjeje pėr pėrmirėsimin e produkteve dhe shėrbimeve tė kompanise;
• Ndan detyrat dhe pėrgjegjesitė pėr stafin nė varėsi dhe kontrollon zbatimin e detyrave nė afat;
• Ndjek te gjithe klientet qe jane ne statusin ndjekje ne kompani;
• Nje here ne muaj duhet te propozoje nje sherbim apo produkt te ri, i cili mund te jete dhe permiresimi i nje produkti apo sherbimi egzistues;
• Menaxhon dhe motivon stafin nė varėsi qė tė rrisė performancėn nė punė; planifikon nevojat pėr staf nė varėsi, koordinon proēeset e punės, monitoron performancėn e tyre;
• Identifikon nevojat pėr trajnim, si dhe merr pjesė nė procesin e rekrutimit tė stafit vartės;
• Vendos prioritete, identifikon dhe zgjidh problemet urgjente qė lidhen me mbarėvajtjen e punės;
• Pėrpilon dhe raporton tek Drejtori ekzekutiv raportin ditor te punes dhe raportin mujor ne baze te formatit qe ka kompania mbi departamentin e shitjeve, si dhe raporte te tjera ad hoc kur nevojiten;
• Raporton te Drejtori ekzekutiv nė kohė pėr problematika tė caktuara nė lidhje me stafin dhe me palėt e treta;
• Drejton mbledhjen javore dhe ate mujore te departamentit te vet;
• I komunikon menaxherit te burimeve njerezore, kur ėshtė e nevojshme, masa disiplinore tė argumentuara nė lidhje me problemet e konstatuara;
• Kontribuon nė pėrpjekjet e ekipit per arritjen e objektivave;
• Planifikon dhe kontrollon arritjen e objektivave personale te ekipit, duke u pėrputhur me politikat dhe strategjitė e shitjeve tė kompanise;
• Menaxhon, zhvillon, trajnon, kontrollon dhe motivon forcat e shitjes pėr tė zhvilluar aftėsitė e tyre pėr tė siguruar arritjen e njė standardi tė lartė profesional dhe objektivat e shitjeve mujore tė kompanise;
• Zhvillimi i takimeve me klientė pėr tiu ofruar produkte, diskutuar nevojat e tyre dhe pėr tė vlerėsuar cilėsinė e marrėdhėnies sė kompanisė tonė me ta;
• Zhvillimi dhe zbatimi i nismave tė reja tė shitjes, strategjive dhe programeve pėr tė permiresuar cilesine e sherbimeve te kompanise;
• Zhvillon vazhdimisht njohuri te reja pėr klimėn e biznesit ku kompania operon;
• Punon per ngritjen e tij/saj profesionale nepermjet njohjes me literaturat dhe eksperiencat bashkekohore, shkembimit te eksperiencave me kompani te tjera si dhe kualifikimeve te vazhdueshme;


KUALIFIKIMET DHE AFTĖSITĖ E KĖRKUARA
• Diplomė nė Administrim Biznesi;
• Preferohen kandidatė me mbi 3 vjet pėrvojė profesionale nė shitje, pėrbėn pėrparėsi pėrvoja nė Biznes;
• Aftėsi tė mira ndėrveprimi nė marketing dhe shitje;
• Aftėsi tė mira negociuese nė mbyllje kontratash;
• Aftėsi tė mira prezantuese, pėrqasje pozitive dhe entuziast;
• I/E orientuar dhe me fokus tė qartė, cilėsi tė larta dhe tė jetė familjar me biznesin;
• I/E matur, i besueshėm dhe profesional;
• Aftėsi krijuese dhe me ide inovatore;
• Aftėsi tė mira ndėrveprimi dhe bashkėpunimi;
• Aftėsi tė shkėlqyera nė komunikim me klientėt dhe kolegėt;
• Tė ketė njė paraqitje tė rregullt estetike;
• Tė jetė e aftė tė kuptojė dhe interpretojė qartė kėrkesat e klientėve;
• Tė jetė e aftė tė punojė dhe bashkėpunojmė mirė nė grup;


Mirėpresim tė gjithė kandidatet e interesuar tė cilėt mund tė dėrgojnė aplikimin e tyre (letėr shoqėruese dhe cv) nė adresėn:rekrutime@dimensionhr.al;
Ju informojmė se vetėm kandidatėt e pėrzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do tė njoftohen pėr intervistė.


Afati i dorėzimeve tė CV-ve ėshtė deri mė 20
Korrik 2018


JU MIREPRESIM!
DIMENSION sh.p.k .Blvd ”Gjergj Fishta “ Pallati Delta shk.1,kati i 4 ǀ Tirane ǀ Albania Office
Tel: +35542255506 ǀ www.dimensionhr.al