• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitjesh



logo.png


DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpermjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punes vlerat më të mira profesionale. Jeni individe në kerkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të sukseshme që operon në Tiranë në fushën e organizimit të Eventeve, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

MENAXHER SHITJESH

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Menaxheri i Shitjeve drejton dhe mbikëqyr politikat, objektivat dhe nismat e shitjeve të një organizate. Vendos strategjitë e shitjeve afatshkurtra dhe afatgjata dhe vlerëson efektivitetin e programeve aktuale të shitjeve. Punon në mënyrë të vazhdueshme per përmirësimin e produktit dhe cilesinë e shërbimeve të kompanise. Qëllimi kryesor i punës është rritja e nivelit të shitjeve duke rritur imazhin e kompanisë nëpërmjet përmirësimit te cilësisë të shërbimit dhe produkteve të kompanis. Eshtë përgjegjës për funksionimin e proçesit të punës dhe menaxhimin e stafit vartës.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
• Përgatit buxhetet, planet e shitjes dhe shpenzimeve ne bashkepunim me shefin e finances dhe në përputhje me strategjinë dhe objektivat e biznesit duke e detajuar në plane veprimi mujore dhe vjetor brenda dates 15 dhjetor;
• Monitoron dhe zbaton aktivitetet e shitjes;
• Propozon forma praktike dhe krijuese, oferta sezonale për promocionin e shërbimeve duke bashkëpunuar ngushtë me drejtorin e dekorit dhe menaxherin e marketingut;
• Njeh dhe ndjek tendencat e biznesit , ju paraprin në avancë dhe kupton interesat e biznesit;
• Ideon strategji shitjeje për përmirësimin e produkteve dhe shërbimeve të kompanise;
• Ndan detyrat dhe përgjegjesitë për stafin në varësi dhe kontrollon zbatimin e detyrave në afat;
• Ndjek te gjithe klientet qe jane ne statusin ndjekje ne kompani;
• Nje here ne muaj duhet te propozoje nje sherbim apo produkt te ri, i cili mund te jete dhe permiresimi i nje produkti apo sherbimi egzistues;
• Menaxhon dhe motivon stafin në varësi që të rrisë performancën në punë; planifikon nevojat për staf në varësi, koordinon proçeset e punës, monitoron performancën e tyre;
• Identifikon nevojat për trajnim, si dhe merr pjesë në procesin e rekrutimit të stafit vartës;
• Vendos prioritete, identifikon dhe zgjidh problemet urgjente që lidhen me mbarëvajtjen e punës;
• Përpilon dhe raporton tek Drejtori ekzekutiv raportin ditor te punes dhe raportin mujor ne baze te formatit qe ka kompania mbi departamentin e shitjeve, si dhe raporte te tjera ad hoc kur nevojiten;
• Raporton te Drejtori ekzekutiv në kohë për problematika të caktuara në lidhje me stafin dhe me palët e treta;
• Drejton mbledhjen javore dhe ate mujore te departamentit te vet;
• I komunikon menaxherit te burimeve njerezore, kur është e nevojshme, masa disiplinore të argumentuara në lidhje me problemet e konstatuara;
• Kontribuon në përpjekjet e ekipit per arritjen e objektivave;
• Planifikon dhe kontrollon arritjen e objektivave personale te ekipit, duke u përputhur me politikat dhe strategjitë e shitjeve të kompanise;
• Menaxhon, zhvillon, trajnon, kontrollon dhe motivon forcat e shitjes për të zhvilluar aftësitë e tyre për të siguruar arritjen e një standardi të lartë profesional dhe objektivat e shitjeve mujore të kompanise;
• Zhvillimi i takimeve me klientë për tiu ofruar produkte, diskutuar nevojat e tyre dhe për të vlerësuar cilësinë e marrëdhënies së kompanisë tonë me ta;
• Zhvillimi dhe zbatimi i nismave të reja të shitjes, strategjive dhe programeve për të permiresuar cilesine e sherbimeve te kompanise;
• Zhvillon vazhdimisht njohuri te reja për klimën e biznesit ku kompania operon;
• Punon per ngritjen e tij/saj profesionale nepermjet njohjes me literaturat dhe eksperiencat bashkekohore, shkembimit te eksperiencave me kompani te tjera si dhe kualifikimeve te vazhdueshme;


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
• Diplomë në Administrim Biznesi;
• Preferohen kandidatë me mbi 3 vjet përvojë profesionale në shitje, përbën përparësi përvoja në Biznes;
• Aftësi të mira ndërveprimi në marketing dhe shitje;
• Aftësi të mira negociuese në mbyllje kontratash;
• Aftësi të mira prezantuese, përqasje pozitive dhe entuziast;
• I/E orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe të jetë familjar me biznesin;
• I/E matur, i besueshëm dhe profesional;
• Aftësi krijuese dhe me ide inovatore;
• Aftësi të mira ndërveprimi dhe bashkëpunimi;
• Aftësi të shkëlqyera në komunikim me klientët dhe kolegët;
• Të ketë një paraqitje të rregullt estetike;
• Të jetë e aftë të kuptojë dhe interpretojë qartë kërkesat e klientëve;
• Të jetë e aftë të punojë dhe bashkëpunojmë mirë në grup;


Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe cv) në adresën:rekrutime@dimensionhr.al;
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.


Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 20
Korrik 2018


JU MIREPRESIM!
DIMENSION sh.p.k .Blvd ”Gjergj Fishta “ Pallati Delta shk.1,kati i 4 ǀ Tirane ǀ Albania Office
Tel: +35542255506 ǀ www.dimensionhr.al









 


Apply WhatsApp
Back
Top