• Tirane,Shitet Apartament+Sip.Tregtare(51+19)=70m²,Kati I, buzë trotuarit/Lanës, Cmim200'000euro- Blv.B.Curri,Pallat 5 kat, segment D.Policisë Shtetit/

Cmimi Euro
200000
Shitet Apartament si Sipërfaqe tregtare/ish-apartament 1+1, plus shtesa me sipërfaqe përgjithshme 70.5m[SUP]2[/SUP], në katin I, përdhes, buzë trotuarit, në një Pallat ekzistues 5-katësh, i cili gjendet në krahun e djathtë, pasi kalon ish-Ministrinë Shëndetësisë/Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Shtetit, 70m para Urës së Brryllit/ose përballë Ministrisë së Jashtme. Në një zonë mjaft të preferuar, dhe me shumë avantazhe.
Zona: Kjo është një ndër zonat më të preferuara dhe bën pjesë në zonat më kryesore dhe qendrore të Tiranës, shumë afër qendrës Tiranës, e cila ndodhet buzë unazës qendrore, në anë të Blv."Bajram Curri", e cila është një zonë e vjetër dhe akualisht vlerësohet, si një ndër zonat më të preferuara për banim nga ana ambjentale, ekologjike, hapësirave, e cila është në pjesën e ngritur, me pak pjerrësi dhe është afër malit të Dajtit. Pas viteve 1990, katet e para të ndërtesave buzë bulevardit(unazës) u kthyen në sipërfaqe tregtare, duke i dhene shumë gjallëri unazës dhe zonës, ku edhe sot vazhdojne të kryejnë funksione të shumëllojshme komerciale. Në zonë gjenden disa institucione të qeverisë qendrore si: Drejtoria e Policisë së Shtetit, Ministria e Punëve të Jashtme, Materniteti "Koço Glozheni", QKB/QKL... etj, duke i shtuar vlerat. Kjo bën pjesë në zonat më kryesore të Tiranës, e mirë pozicionuar, e integruar dhe lehtësisht e aksesueshme nga të gjitha drejtimet e hyrje/daljeve të Tiranës.
Pallat Ekzistues 5-katësh me tulla të kuqe, i suvatuar, me xoklaturë (ngritur nga toka mbi 1m), ndërtuar rreth viteve 1985-1986, i pozicionuar buzë Unazës-Lanës, me pamje nga veri-perëndimi dhe Lindje/Jug-Lindje,duke filluar nga ish-ndërtesa Min.Shëndetësisë/ose Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe i shtrirë linjën e parë, buzë trotuarit/Unazës-Lanës, në Blv.Bajram Curri (përballë Min. Jashtme). Pallati është me tulla të kuqe të plota, muret e jashtme dhe mbajtëse të gjëra (40-50cm), pallati nga jashtë është i suvatuar, me shkallë të bollshme, me dritë natyrale. Pallati ka dy disa hyrje nga para (trotuari-unaza) dhe disa nga pjesa e pasme (ku gjenden 1-kopësht fëmijësh e 1çerdhe), në çdo kat, ka nga 3-apartamente, pallati është i mirë-mbajtur. Nga pjesa e pasme e pallatit janë bërë disa shtesa në anësore, tashmë te legalizuara dhe apartamentet janë zgjeruar mbi 20m[SUP]2[/SUP].
Apartamenti/sipërfaqja tregtare 51m[SUP]2[/SUP]+19.5m[SUP]2[/SUP] =70,5m[SUP]2[/SUP] , në katin e I, përdhes, me sipërfaqe ekzistuese 51m[SUP]2[/SUP] dhe shtesa prej 19.5m[SUP]2[/SUP], të cilat janë të integruara. Apartamenti/Sipërfaqa tregtare është me pamje nga të dyja anët (Veri-Perendim)/unaza-Lana dhe nga jug-lindja(pjesa mbrapa). Nga ana e unazës-Lanës ngjitesh me 4-shkallë për të hyrë në sipërfaqen tregtare, si dhe pjesa e pasme me 3-shkallë.
Apartamenti është i ndarë në dy pjesë kryesore, -Pjesa ballore nga ana trotuarit-Lanës, e cila është sipërfaqe tregtare dhe shfrytëzohet si e tillë dhe -Pjesa e pasme, e cila funksionon dhe shfrytëzohet si apartament banimi. Pjesa ballore-tregtare zë rreth 30m[SUP]2 [/SUP]dhe përbëhet nga pjesa funksionale tregtare dhe tualeti, ndërsa pjesa e pasme, apartamenti përbëhet nga një dhomë gjumi, pjesa e ndënjes me kuzhinë dhe një banjo. Të dyja pjesët janë të restauruara, pra suvatim i ri, mureve dhe tavani, shtrimi me pllaka, si dhe instalimet elektrike dhe hidraulike të reja. Poshtë apartamentit të banimit dhe me hyrje nga mbrapa gjendet edhe një bodrum prej 50m[SUP]2[/SUP], i cili është komplet i thatë dhe me mundësi praktike shfrytëzimi nga apartamenti mbi të, si nga para pallatit dhe nga pjesa mbrapa.
Gjitashtu, ekziston edhe një mundësi, ku sipërfaqes prej 70m[SUP]2[/SUP]
, dhe mund ti shtohet edhe një sipërfaqe ballore/fasadë rreth 20m[SUP]2[/SUP] dhe e gjithë fasada, buzë trotuarit shkon rreth 9m e gjërë, dhe prona merrë një formë katrore me një sipërfaqe rreth 90m[SUP]2 [/SUP] dhe me mundësi për tu bërë 2-Njësi/Prona me nga 45m[SUP]2[/SUP].
Shfrytëzimi i mëparshëm e aktual: Prej shumë vitesh, si dhe aktualisht kjo hapësirë (apartament plus shtresë) është përdorur si sipërfaqe tregtare pjesa ballore, ndërsa pjesa e pasme është shfrytëzuar si apartament banimi. Të dyja pjesët janë aktualisht me qera dhe të dyja së bashku gjenerojne mbi 70mijë lek të reja në muaj.
Destinacionet: Kjo pronë për pozicionin që ka mund të shfrytëzohet për shumë drejtime në rast se rikonstruktohet: për shërbime famaceutike, për shërbime financiare dhe bankare, për shërbime noteriale dhe studio të ndryshme ligjore, kontabiliteti etj.
Dokumentacioni: Të dyja pjesët -Apartamenti banimit dhe -Sipërfaqa tregtare janë me dokumentacion të rregullt, Çertifikatë Pronësie.
Çmimi i Shitjes: Apartamenti bashkë me Njësinë tregtare (51+19)=70
m[SUP]2[/SUP] , shitet me 200'000 euro(€), shiten bashkë me kontratat e qerasë.
Adresa:Në Blv."Bajram Curri", Pallati nr.258, buzë trotuarit-Lanës, segmenti nga Drejtoria e Policisë së Shtetit/ish-Min.Shëndetësisë(pranë autobebit) deri tek kryqëzimi/Ura e Brrylit ose përballe Ministrisë së Jashtëme. adgss
Cel:0696281433 adgss
*******************************
A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare)
Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
St.Unazës pranë ish-Ministrisë së Shëndetësisë Tiranë
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
Email: adstudiosherbimesh@gmail.com
 


Contact WhatsApp
Back
Top