• Shqipëri, ofroj vend pune Kontrollor Cilësie (Fabrikë Këpucësh)

EPPC Albania kërkon një Kontrollor Cilësie për klientin e saj, një ndër kompanitë ndërkombëtare më të mëdha në botë në prodhimin dhe shitjen e këpucëve dhe veshjeve sportive.

Kandidati ideal duhet të ketë punuar në fabrikë këpucësh në kontrollin e cilësisë së produkteve/materialeve, për defekte apo devijime nga standardet e kërkuara si dhe të njoh mirë proceset e përgatitjes dhe prodhimit të këpucëve.

Ofrohet pagesë ndër më të mirat në treg si dhe trajnime të vazhdueshme jashte vendit nga kompania


Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Të ketë arsim të mesëm;
  • Përvojë e mëparshme pune minimumi 1 vit në pozicione të ngjashme në fabrika këpucësh;
  • Të zotërojë shumë mirë gjuhën Italiane dhe Angleze (domosdoshmëri);
  • Të posedojë leje drejtimi;
  • Etikë të mirë pune dhe dëshirë për të mësuar dhe punuar.

Të dhënat:

Pozicioni: Kontrollor/e Cilësie (këpucë);
Orari: 40 orë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 25.06.2018.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail[SUP]-it[/SUP]:

recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
 


Apply
Back
Top