• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Marketingu

ALUFLOR mundëson ndërtimin e fasadave të teknologjisë së lartë, dritareve dhe dyerve duke përdorur sisteme të profileve të aluminit, pajisje të përpunimit, aksesorëve dhe ekspertizë teknike të cilësisë më të lartë. Për më tepër ALUFLOR ka vendosur standarde të larta teknologjike në industrinë e ndërtimit. Përfitimi funksional i markës qëndron në zgjidhjet më të mira teknike.

Ne kuader te zgjerimit te kompanise, dhe nevojes per staf shtese, ALUFLOR eshte i interesuar te punësojë një Menaxher Marketingu , që të plotësojë kriteret e mëposhtme:


  • Të jetë diplomuar në Marketing, Administrim Biznesi, Inxhinieri;
  • Të ketë përvojë profesionale ne Marketing mbi 5 vite.
  • Të ketë njohje të mira te instrumentave ne Marketing dhe të parimeve të reklamimeve.
  • Të ketë aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe aftësi të shkëlqyera komunikimi verbalisht, elektronik dhe nepermjet rrjeteve sociale me palët e interesuara.
  • Të ketë aftësi të mira negociuese në mbyllje kontratash;
  • Të jetë këmbëngulës deri ne arritjen e objektivit.
  • Të jetë pozitiv dhe entuziast;
  • Të jetë i matur, i besueshëm dhe profesional në marrëdhëniet me ekzekutivët e Kompanisë;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe aftesi per te punuar ne grup.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane.
  • Të ketë leje drejtimi;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve të paketës Office;

Te interesuarit te dergojne CV-ne ne adresen e E-mailit: recruit@aluflor.com

Adresa: Rr "Xhanfize Keko", ish-Profarma, Kati 2, Porcelan, Tirane.
 


Apply
Back
Top