Kerkese per Oferte
Tirane me, 21.05.2018

Jane te ftuar te gjithe bizneset, kompanite apo individet e licensuar dhe te interesuar per te paraqitur oferten e tyre financiare dhe per t’u bere pjese e procesit te perzgjedhjes per:

Blerje tre kuzhina per shtepite familje ne Fshatin SOS.

Specifikimet teknike: Kuzhina per 1 shtepi familje me permasa afersisht: 6 m x 0.6 m x 0.86m me keto specifikime:


  • Bangoja me lluster me bordure inoksi.
  • Kapaku poshte lavamanit me kosh mbeturinash te instaluar.
  • Lavapjate me 2 gropa te thella.
  • Grup lavamani.
  • Aspirator.
  • Aksesoret perkates.


Keto specifikime teknike jane te vlefshme per te tre kuzhinat.

Ju lutemi ne tabelen me poshte paraqisni cmimin me te gjitha taksat e perfshira per meter linear sipas materialit:

Nr. Materiali Cmimi me te gjitha taksat per meter linear
1 Melamin
2 MDF e lyer mat
3 MDF e lyer lluster
4 Akrilik
5 Nese ka ndonje material tjeter

Se bashku me oferten, furnitori duhet te dorezoje patjeter edhe nje kopje te NIPT-it / licenses.
Gjithashtu, oferta duhet te permbaje edhe kohen e pageses qe pretendohet nga ofruesi ne rast se me te do te lidhet kontrate.

Afati i paraqitjes se ofertes financiare do te jete jo me vone se data 30 Maj 2018.

Oferta duhet te paraqitet ne nje nga dy format e meposhtme:


  1. Te dorezohet ne zarf te mbyllur, ne forme te printuar, firmosur nga nje person i autorizuar, ne adresen: Rruga Qemal Stafa, P 1, Ap 15, Tirane. Ne zarf duhet te shenohet "Oferte financiare per mobilje";
  2. Te dergohet me e-mail ne format PDF, firmosur nga nje person i autorizuar ne adresen elektronike: info@soskd.org.al Ne subjektin e e-mailit duhet te shenohet "Oferte financiare per mobilje".


Ofertat e dorezuara pa cmime te specifikuara, pa kopje te NIPT-it, si dhe pa kohen e pretenduar te pageses, nuk do te merren ne konsiderate.

Kjo kerkese per oferte financiare nuk e obligon domosdoshmerisht SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi te lidhe kontrate per sherbimin e kerkuar.

Per cdo informacion te metejshem mund te na kontaktoni ne Tel.: +35544 53 69 01 /ext 18
ose email: info@soskd.org.al

Adresa ku do te montohen kuzhinat eshte:

SOS-Fshatrat e Femijeve, Rruga ”Hermann Gmeiner”, Sauk, Tirane.