• Tirane, ofroj vend pune Menaxher per Burimet Njerezore

logo.png


DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale. Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e tregtisë dhe ndërtimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:
MENAXHER PËR BURIMET NJERËZORE

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE
Përgatit dhe zhvillon funksionimin e të gjitha programeve dhe funksioneve të Burimeve Njerëzore, përgatit strategjitë për trajnimin, zhvillimin e personelit, matjen e performancës, përgatitjen e procedurave për administrimin e personelit në përputhje me ligjet në fuqi, jep asistencë teknike menaxhimit të kompanisë dhe staff-it ekzekutiv, interpreton dhe siguron mbështetjen në standartet e Ligjit Shqiptar të Punësimit.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
• Drejton funksionet menaxhuese të Burimeve Njerëzore për Kompaninë përfshirë rekrutimin, ndarjen e detyrave në personel, trajnimin dhe zhvillimin, vleresimet e performancës, praktikat e panaireve të punësimit, asistencë ndaj punonjësve;
• Menaxhon praktikat administrimit dhe kompensimit për punonjësit (kontratat, pagat, shpërblimet etj ) dhe marrëdhëniet me ZP, inspektoriatin e punës etj.
• Zbaton, interpreton dhe monitoron zbatimin në përputhje me Kodin e Punës dhe me politikat e Grupit të procedurave të brendshme të Burimeve Njerëzore;
• Zhvillon dhe monitoron buxhetin dhe burimet e tjera që i janë caktuar departamentit të Burimeve Njerëzore;
• Zhvillon apo modifikon rregulla, politika apo standarte, ndjek ndryshimet e legjislacionit në fuqi dhe aplikon ndryshimet;
• Siguron përputhje me Ligjet Shtetërore të aplikuara në rregulloret dhe /ose rregullat e kompanisë, standartet dhe udhëzimet etj.
• Funksionon dhe punon pro-aktivisht me menaxherët për të zhvilluar strategji për zgjidhjen e problemeve në Burimet Njerëzore;
• Supervizon dhe këshillon stafin për tu përqasur sa më shumë me vlerat e kompanisë, për të rritur frymën e grupit, komunikimin dhe arritjen e objektivave;
• Udhëheq procesin për rishikimin e përshkrimeve të punës, monitorimin e detyrave dhe ngarkesës së punonjësve;
• Bën gjykimin final me përgjegjësi për vendime të ndryshme të menaxhimit të BNj.
• Kryerja e detyrave të tjera të caktuara;


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Arsim i lartë;

Eksperiencë Pune
: Eksperiencë në formulimin e politikave, në zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të reja dhe procedurave. Preferohet mbi 6 vjet eksperiencë në funksionet e menaxhimit të BNJ;

Aftësi:

• Të ketë njohuri teknike në lidhje me sa më poshtë:
• Parimet, teoritë dhe praktikat e marrëdhënieve me punonjësin;
• Parime, teori dhe praktika të menaxhimit të burimeve njerëzore;
• Parime, teori dhe teknika të klasifikimit të punës dhe/ose analiza pune;
• Aktet standarte të legjislacioni të punësimit;
• Parime, teori dhe praktika të rekrutimit dhe përzgjedhjes;
• Parime, teori dhe praktika të trajnimit dhe zhvillimit të punonjësve;
• Parime, teori dhe praktika të vlerësimit të punonjësve;
• Aftësi në zhvillimin e buxheteve të burimeve njerëzore;
• Aftësi për të zhvilluar dhe percjellë prezantime;
• Aftësi ndërpersonale, komunikim, professional verbal dhe të shkruar;
• Aftësi për të komunikuar dhe ndërvepruar me drejtuesit dhe punonjësit e të gjitha niveleve;
• Aftësi për të motivuar ekipet dhe për të menaxhuar në të njejtën kohë projekte të ndryshme;
• Aftësi për të kontrolluar të tjerët duke u caktuar/drejtuar punën, drejtuar vlerësime tek punonjësit, trajnime të staff-it dhe zhvillim, duke marrë veprime të përshtatshme disiplinuese/korrektuese etj;
• Aftësi shumë të mira në programet kompjuterike, paketen office etj;
• Aftësi për të përdorur sisteme të automatizuara të burimeve njerëzore;
• Komunikon me njerëzit me një sjellje që tregon, ndjeshmëri, takt dhe profesionalizëm;
• Vlerëson informacionin ndaj një vendosje standartesh;
• Aftësi shumë të mira në gjuhën angleze;
Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën:rekrutime@dimensionhr.al;Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.


Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 30 Korrik 2018

JU MIRËPRESIM!
DIMENSION sh.p.k .Blvd ”Gjergj Fishta “ Pallati Delta shk.1,kati i 4 ǀ Tirane ǀ Albania Office
Tel: +35542255506 ǀ www.dimensionhr.al




 


Apply WhatsApp
Back
Top