• Tiranë, ofroj vend pune Helpdesk Suport

Njoftim për vend vakant.
Mundësi e re punësimi për të interesuarit!
“Digicom” Sh.P.K, është krijuar në vitin 2014 dhe ka për objekt ofrimin e shërbimit të telekomunikacionit me anë të teknologjisё së rrjetit me fibër optike dhe IP. Ofron në fushën e komunikimeve elektronike shërbime për trasmetime të dhënash/internet, shërbime për telefoni publike të qëndrueshme (telefoni fikse), shërbime të trasmetimit të të dhënave, shërbime të linjave me qera, shërbime telefonie me kartë të parapaguar, shërbime Voip dhe shërbime të trasmetimit të të dhënave (data), IP TV.
Në kuadër të investimeve të vazhdueshme dhe zgjerimit të rrjetit, për një periudhë të shkurtër, Shoqëria Digicom ka përmirësuar ndjeshëm cilësinë e shërbimit duke fituar në këtë mënyrë edhe besueshmërinë e klientëve të saj.
Bazuar në kontekstin e zgjerimit dhe rritjes së Shoqërisë, kërkot staf për t’u bërë pjesë e e këtij ekipi.
Dhe pikërisht nëse je dinamik(e), i/e përkushtuar ndaj rezultateve dhe dëshiron të bëhesh pjesë e departamentit të Suportit Teknik, të ftojmë të aplikosh për pozicionin e mëposhtëm.

Titulli pozicionit: Help Desk

Detyrat dhe përgjegjësitë

1. Ofron support të nivelit të parë për çdo problematikë të paraqitur;
2. Ofron asistencë nëpërmjet telefonit, email dhe sistemit të ticket;
3. Identifikon dhe u jep zgjidhje problematikave të cilat kanë prioritet më të lartë;
4. Ndjek çështjet e hapura deri në zgjidhjen e tyre;
5. Ofron asistencë me teknikën për zgjidhjen e problematikave të hapura;
Kërkesa për kandidatët
1. Të ketë arsimin e lartë në fushën e IT dhe/ose eksperiencë pune në këtë fushë;
2. Të ketë njohuri mbi networking (Certifikimi CCNA përbën avantazh);
3. Të ketë njohuri mbi sistemet operative Windows;
4. Të ketë eksperiencë në rrjetet informatike LAN, WAN (Njohuri mbi fushën e telefonisë përbën avantazh);
5. Të jetë i/e komunikueshëm/e;
6. Të jetë i/e aftë të punojë në grup dhe nën ngarkesë;
7. T’u përshtatet orareve të ndryshme të punës;
8. Të përdorë shumë mirë programet e monitorimit dhe paketën Microsoft Office;
9. Të njohë gjuhën angleze dhe italiane;
10. Të ketë eksperiencë në marrëdhëniet me klientët;

Tu duk interesant si pozicion? Atëherë mos vono, dërgo CV e përditësuar dhe dokumentet e tjerë në hr@digicom.al dhe të urojmë suksese. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për hapa të mëtejshëm.
 


Apply
Back
Top