• Tirane, ofroj vend pune Asistente e Burimeve Njerezore

Asistente e Burimeve Njerëzore

foto--123_a428b7c78577b3ba0da20061511e0451.jpg


logo.png

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie lider në fushën e tregëtimit të hidrosanitareve dhe pllakave, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:
ASISTENTE E BURIMEVE NJEREZORE
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
• Punim nga afër me të gjithë departamentet, në role këshillues duke asistuar punonjësit të kuptojnë dhe implementojnë politkat dhe procedurat e kompanisë;
• Rekrutim stafi që përfshin - krijmin e postit të punës (job description), krijim e aftësive të nevojshme për ҫdo post pune, përgatitje e kërkese për punë, kontrollin e aplikimeve, heqje nga puna, intervistim dhe përzgjedhje kandidatësh;
• Përgatitje e raporteve të performancës për punonjësit e kompanisë;
• Administrimin e borderosë dhe evidentimin punës për ҫdo punonjës;
• Administrimin e problemeve ndërmjet punonjësve dhe marrjen e masave disiplinore;
• Planifikim dhe trajnim për stafin e ri dhe atë ekzistues;
• Analizim i trajnimeve të nevojshme me përgjegjësit e departamenteve për punonjësit;
• Negocimin me agjensi pune të jashtme;
• Administrimi i dokumentacionit personal të punonjësve:
• Administrimi i rrjeteve sociale;
• Detyra të tjera sipas nevojave/kërkesave.
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin e lartë (Prioritet Shekenca Sociale);
Eksperiencë Pune: Eksperienca paraprake përbën avantazh;
Aftësi:
• Të ketë aftësi organizative dhe manaxheriale;
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese verbale dhe në shkrim;
• Aftësi të shkëlqyera për të punuar në grup;
• Njohuri të mira të gjuhës angleze;
• Njohuri shume të mira kompjuterike;
• Personalitet energjik;
Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën:rekrutime@dimensionhr.al;Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 03 Qershor 2018
JU MIRËPRESIM!
DIMENSION sh.p.k .Blvd ”Gjergj Fishta “ Pallati Delta shk.1,kati i 4 ǀ Tirane ǀ Albania Office
Tel: +35542255506 ǀ www.dimensionhr.al








Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top