• Tirane, ofroj vend pune Asistente Zyre

Asistente Zyre



logo.png



DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale. Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie qe operon ne fushen juridike, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:
ASISTENTE ZYRE
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
• Menaxhimi i dokumentave, organizimi i takimeve në kohë dhe përpikmëri;
• Pret, përcjell vizitorë të huaj ose partnerë që kanë lidhje me shoqërinë, duke rakorduar; transportin dhe facilitetet e tjera;
• Menaxhon dokumentacionet në dosje, shoqeruar me indeksin përkatës;
• Zhvillon dhe formaton dokumente të ndryshme si dhe asiston në përgatitjen e materialeve të ndryshme të shoqerisë;
• Dokumenton dhe arshivon kontratat sipas natyrës së tyre;
• Organizon axhendën, takimet dhe udhëtimet e punës për Drejtuesin e shoqërisë;
• Përkthen saktë dokumentat në kohën e kërkuar dhe me cilësinë e kërkuar;
• Mirëmban gjithë korespodencat e zyrës në formë elektronike ose hard copy;
• Mirëmban dhe arshivon sistemin e dosjeve, korespodencave, procesverbalet e takimeve;
• Kujdeset për ҫështjet administrative të zyrës;
• Organizon dhe kujdeset për blerjen e materialeve të nevojshme për aktivitetin e zyrës;
• Organizon takimet dhe axhendën e takimeve me partnerët;
• Përgatitja e raporteve dhe informacioneve për menaxhimin;
• Përgatit dhe bën prezantime në power point;
• Gadishmëri dhe ndjekje e kërkesave të punës;
• Detyra të tjera që i ngarkohen;
• Ndërmjetëson me kontakte brenda dhe jashtë vendit;
• Përgatit axhendat e takimeve dhe telefonatave;
• Raporton te administratori në mënyrë të detajuar ecurinë e punës ditore.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Të ketë mbaruar arsimin e larte per Juridik.
Eksperiencë Pune: Të paktën dy vite eksperiencë pune si asistente personale e një administratori;
Aftësi:
• Të zotërojë shkëlqyeshëm gjuhën angleze (të shkruar dhe të folur)
• Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve kompjuterike (paketa Microsoft Office)
• Të jetë vigjilente dhe të ketë aftësi shumë të mira organizative
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, në të folur dhe të shkruar.

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën:rekrutime@dimensionhr.al;Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 08 Gusht 2018
JU MIREPRESIM!
DIMENSION sh.p.k .Blvd ”Gjergj Fishta “ Pallati Delta shk.1,kati i 4 ǀ Tirane ǀ Albania Office
Tel: +35542255506 ǀ www.dimensionhr.al




 


Apply WhatsApp
Back
Top