• Shitet Tokë, 1.600m², 6'500 Lek/m², Babrru-Kodër, rr.Prengaj,-Palma, 250m nga rr Skënderbeu-Kodër 500m nga U.Madhe / rr.Arbërit1.2km nga Ura Lum Tiran

Cmimi Euro
6500
SHITET:Truall për ndërtim Vile,sipërfaqe 1'600m[SUP]2[/SUP],në Babrru-Kodër, rruga"Prengaj/rrugica-Vasil Andoni", pranë Bar-Palma në rr."Prengaj", e cila fillon poshtë te "Unaza Madhe"/lidhet me rr."Arbërit"në kodër ku bashkohet me rr."Skënderbeu", vendodhje 250m nga rr."Skënderbeu", 500m larg me vazhdimin e Unazën Madhe/rr."Arbërit", si dhe 1.2km larg me Urën/Lumi Tirana(në rr.Faik Kulla)/apo aksi rr."Myslym Keta"/për Tufinë), ose 3.7km deri tek farmacia nr.10/Spitalet/Unaza Qëndrore/ose 3.5km zbritje deri tek Unaza/Tregu i rr. 5-Maji.
Zona ku gjendet trualli/toka për ndërtim: Prona ndodhet në një zonë, që ka patur një zhvillim të vrullshëm në15-vitet e fundit, në drejtim të ndërtimit të shtëpive dhe vilave të reja banimi në Tiranë. Kjo është një zonë e njohur dhe e vjetër në rrethinat e Tiranës, në pjesën e ngritur/të pjerrët të veriut të Tiranës, prane aksit/rrugës së Arbërit, ku përfund zonës kalon Lumi i Tiranës, zonë që njihet me emrin Babrru dhe Babrru-Kodër. Zona e Babrrus e Babrru-Kodër në pjesën më të madhe të saj është e mbushur me ndërtime të ndryshme, kryesisht vila 2-3kate, pak pallate kryesisht pranë Unazës Madhe/rr.Arbërit/Lumit Tiranës dhe me ndërtesa shërbimi si Bar-Restorante, Hotele, pika pushimi/pishina,si dhe ndërtesa e Radio Maria Shqiptare...etj.
-Infratruktura rrugore dhe në veçanti arteriet kryesore në këtë zonë janë plotësisht të rinovuara, si ajo me anë të së cilës shkohet/aksesohet në Babrru-Barru-Kodër/segmenti që lidhë rr.Dibrës(tek Rruga-Ura/Komisariati nr.4) me Profarmën dhe Tufinën.Gjithashtu arterie tjetër kryesore që shkon në këtë zonë është edhe Unaza e Madhe, e cila fillon tek Ura Kamzës/Institutit dhe që vazhdon pranë Lumit të Tiranës deri sa bashkohet me rrugën e "Arbërit" mbi Babrru-Kodër–Tufinë. Rrugët e tjera sekondare në zonë janë në pjesën më të madhe të rregulluara, ndërsa rrugicat e brendëshme mbeten të pa sistemuara dhe një pjesë të pa asfaltuara.
Zona shquhet për ajrin e pastërt, gjelbërimin, pejsazhin e bukur, relievin/terrenin e ngritur, hapsirat dhe referenca/pamja me malin e Dajtit, si dhe nga Babrru-Kodër duket/pamja e një pjese të madhe qytetit të Tiranës, e ndodhur pranë rrugës së "Arbërit" dhe Unazës së Madhe, Lumit të Tiranës...etj. Për këto dhe shumë arsye të tjera, kjo është një zonë e preferuar për banim, çlodhje, aktivitete rekreative, shëtitje në natyrë dhe gastronomi(restorante e hotele të shumë-llojshme).

Pozicioni/Pamja Truallit:Trualli për ndërtim gjendet në Babrru-Kodër dhe rruga më kryesore që të afron tek prona është rruga"Prengaj/me rrugicën-Vasil Andoni", e cila fillon nga poshtë tek "Unaza Madhe" dhe ngjitet deri në kodër, ku bashkohet me rrugën “Skënderbeu”. Trualli është në krahun e majtë në ngjitje nëpëmejt rrugës"Prengaj" dhe gjendet 250m nga rr."Skënderbeu"/Koder dhe 500m nga Unaza Madhe/ rr."Arbërit", si dhe 1.2km me Urën/Lumit Tirana/në rr.Faik Kulla)/apo me aksin e rrugës(Myslym Keta/aksi Tufinës),ose 3.7km deri tek Farmacia 10/Spitalet/Unaza Qëndrore/ose 3.5km zbritja nga një drejtim tjetër që del në rrugën 5-Maji deri tek Unaza/Tregu-Medresesë. Pozicioni i Truallit është me pamje nga mali i Dajtit, Linza dhe një pjesë e qytetit të Tiranës(pjesa e Spitaleve, rr."Dibrës" etj), me diell gjatëgjithë ditës dhe me pozicion të mbrojtur nga veriu, pasi gjendet disa metra poshtë majës/kodrës. Rruga"Prenga/dhe rrugica-Vasil Andoni" që të çojnë në pronë, nga të dyja anët janë me shtëpi banimi 2-3katëshe dhe hyrja për në truall realizohet nëpërmjet rrugicës me parametra normale, por e pa asfaltuar për momentin.
Pozicioni i truallit në shitje gjendet në një pllajë/faqe, e cila në pjesën më te madhe është pa ndërtime, por e studiuar nga ana urbanistike dhe mbi të lejohen të ndërtohen vila me 2-kate mbi tokë plus një papfingo dhe me një koefiçent ndërtimi jo më shumë se 22%.

Madhësia, Forma dhe terreni i Pronës/Truallit. Sipërfaqa e truallit në shitje është 1600m[SUP]2[/SUP], në formë drejt-këndore me përmasa të përafërta 50m (gjërësi në thellësi/brendësi) dhe 30m në gjërësi/nga ku është edhe hyrja kryesore për në pronë. Prona/trualli është me një pjerrësi të butë, e rrethuar nga 3-anë me gardhe/fera, por me kufij të mirë-përcaktuar. Mbi këtë truall gjenden disa rrënjë ulinjë, e arra të hershme. Forma dhe përmasat e truallit janë mjaft të përshtatshme për ndërtimin e një Vile, referuar edhe studimit urbanistik për vila 2+1 dhe me koefiçent të njollës së ndërtimit 22%., pra mund të shkoje mbi 300m[SUP]2[/SUP] kati përdhesë/njolla ndërtimit.
Cilësit e veçanta të Pronës/Truallit dhe Mikro-Zona:-Trualli është ne nje zone te ngritur e me pak pjerrësi dhe uniforme/rrafshët, -me kufij të përcaktuar qartë, -me dokumentacion të rregull hipotekor,-rrugica të brendëshme të qarta e legale,-mikro-zona/trualli me pamje mjaft të gjërë nga 3-anët si afër edhe në horizont(m.Dajtit, Linza, nje pjese e Tiranes, etj), -me mundësi për tu shitur si një njësi e veçantë por edhe bllok i tërë (bashkë me njësit e tjera të pronave/tokave në 3-anët që janë bosh apo edhe pjesën tjetër me lart e te zotit prej 2500m[SUP]2[/SUP])për ndërtim Vilash nga investitor të interesuar,-pozicioni i mirë gjeografik prane Unazës së Madhe/ rrugës së "Arbërit" etj.
Shfrytëzimi/përdorimi i mëparshëm e aktual: Kjo pronë/tokë është shfrytëzuar për shumë vite për qëllime bujqësore/aktualisht ullishte, ndërkohe nga plani studimor urbasnistik, i jepet mundësia edhe për ndërtim Vilash të tipit 2+1(2-kate mbi tokë plus papafingo)koefiçent maksimal ndërtimi prej 22%.
Dokumentacioni:Prona/Trualli në shitje është me dokumentacion të rregullt, Çertifikat Pronësie, si Ullishte.
Çmimi i Shitjes: E gjithë sipëfaqes truallit prej 1'600m[SUP]2[/SUP], me gjithçka që ka mbi truall shitet me 6'500 Leke reja/m[SUP]2.[/SUP]
Adresa Pronës:Në Babrru-Kodër, rr."Prengaj/rrugica-Vasil Andoni", pranë Bar-Palma, e cila fillon nga "Unaza Madhe" ngjitet deri në kodër, ku bashkohet me rr."Skënderbeu",250m nga rr."Skënderbeu", 500m nga Unaza Madhe/rr."Arbërit",si dhe 1.2km larg me Urën e L.Tirana(në Rr.Faik Kulla)apo me aksin e rr. Myslym Keta/për Tufinë,ose 3.7km deri te farmacia nr.10/Spitalet/Unaza Qëndrore/ose 3.5km zbritje deri tek Unaza/Tregu i rr. 5-Maji.Tiranë. adgss
Cel: 069 62 81 433 adgss
*******************************
A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare)

Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
St.Unazës pranë ish-Ministrisë së Shëndetësisë, Tiranë
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
 


WhatsApp
Back
Top