• Tirane, ofroj vend pune Shef/e Finance

EPPC Albania kërkon një Shef/e Finance për klientin e saj, një ndër kompanitë më të mëdha dhe të suksesshme në vend në prodhim.

Përgjegjësitë Kryesore:


  • Menaxhon, koordinon dhe kontrollon të gjitha operacionet financiare të kompanisë;
  • Kontrollon dhe supervizon stafin e financës, si dhe siguron një performancë të tyre në punë;
  • Menaxhon Kontabilitetin dhe Financat e kompanisë, duke siguruar performancë të mirë të funksionit të përgjithshëm të kontabilitetit;
  • Përgatit pasqyrat financiare, raportet financiare, analiza speciale, dhe raportet informative;
  • Menaxhon, koordinon dhe kontrollon të gjitha aktivitetet me palët e treta të lidhura ngushtë me cështjet financiare të kompanisë;
  • Analizon pasqyrat financiare për të identifikuar fushat e mundshme të dobëta;
  • Harton dhe implementon politika dhe procedura financiare për tu respektuar nga kompania.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomë Universitare në Financë-Kontabilitet;
  • Eksperiencë pune në pozicione drejtuese në financë-kontabilitet (e preferueshme në prodhim);
  • Të zotërojë shumë mirë Alpha ose programeve të tjera financiare;
  • Aftësi të mira drejtuese, organizative, analitike dhe vendimmarrëse;
  • Aftësi të forta teknike në kontroll financiar, kontabilitet, raportim dhe menaxhim performance;
  • Të karakterizohet nga integriteti, korrektësia dhe ndershmëria në punë.

Të dhënat:

Pozicioni: Shef/e Finance;
Vendndodhja: Tiranë;
Udhëtime pune: Po, brenda vendit;
Pagesa: Në nivel drejtues;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 04.06.2018.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail[SUP]-it[/SUP]: [COLOR=#0000ff]tianda.nano@eppc.al[/COLOR]

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top