• Tirane, ofroj vend pune SPECIALIST I BANKING-UT TË INDIVIDËVE


  • INTERNATIONAL COMMERCIAL BANK

    Nëse jeni energjik, bashkëpunues, ju pëlqen kontakti me klientët dhe nëse dëshironi të jeni pjesë e një ambienti profesional, atëhere mos hezitoni të dërgoni CV-në tuaj. Më poshtë janë renditur kriteret e pozicionit.

    Pozicioni: Specialist i Banking-ut të Individëve/Rrethi Tiranë
    Raporton te: Menaxheri i Operacioneve të Degës


    Qëllimi i pozicionit: Të sigurojë një shërbim të shkëlqyer ndaj klientëve , të shesë produktet dhe shërbimet bankare dhe të kryej debitimet dhe kreditimet e llogarive të klientëve në mënyrë të saktë.


    Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:
    1. Njeh shumë mirë produktet e Bankës si dhe ato të konkurentëve dhe bën shitje të kryqëzuar të produkteve dhe shërbimeve të Bankës si depozita, kredi, transferta etj.;
    2. Identifikon nevojat dhe kërkesat e klientëve dhe u ofron produktet dhe shërbimet e duhura;
    3. Hap llogaritë e klientëve në sistem, plotëson informacionin e duhur dhe siguron që ky informacion të hidhet i saktë;
    4. Kryen urdhër xhirimet e llogarive sipas kërkesave të klientëve dhe në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi;
    5. Siguron që të dhënat në sistem janë hedhur në rregull;




    Profili individual i dëshiruar:
    -Të jetë i diplomuar , eksperienca është një plus;
    -Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
    -Të zotërojë mirë paketën kompjuterike të Microsoft;
    -Të ketë aftësi shumë të mira negociuese dhe shitëse;
    -Të ketë aftësi në zhgidhjen e problematikave;
    -Të jetë dëgjues i mirë dhe i orientuar ndaj shërbimit të klientëve;
    -Të adaptohet lehtë dhe të ketë iniciativë;


    Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV-të me foto të shoqëruar me kopje të diplomës brenda datës 31 Maj 2018 në adresën, e/mail: info@icbank-albania.com

    Vetëm personat e përzgjedhur do të thirren për intervistë.

    Banka do të trajtojë të gjitha të dhënat personale në mënyrë konfidenciale në përputhje me ligjin mbi ruajtjen e të dhënave personale.​


 


Apply
Back
Top