• Tirane, ofroj vend pune Sales Consultant B2B (Fashion Industry)

Eppc Albania kërkon një Sales Consultant për klientin e saj kompani e suksesshme ndërkombëtare në Fashion & Accessories industry.

Përgjegjësitë Kryesore:


  • Analizon dhe studion potencialin e tregut me qëllim identifikimin e klientëve të rinj;
  • Mirëmban marrëdhëniet me klientët ekzistues duke ofruar suport dhe konsulencë të vazhdueshme në orientimin ndaj modeleve dhe BRAND-ve të reja;
  • Vepron si ambasador për markën që përfaqëson, prezanton BRAND-et, produktet dhe shërbimet si dhe identifikon nevojat e klientëve duke ofruar zgjidhjet më të mira për ta;
  • Rekomandon prurjet e reja të BRAND-ve sipas trendeve të momentit, duke ofruar tek klientët një gamë të zgjeruar zgjedhjesh dhe produktesh;
  • Negocion deri në mbyllje të kontratave me klientët;
  • Qëndron gjatë gjithë kohës i përditësuar me modelet dhe trendet IN të momentit të BRAND-ve që përfaqëson;
  • Ekzekuton politikat dhe procedurat operacionale dhe mirëmban standardet e markës.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomë Universitare;
  • Përvojë e mëparshme në shitje/customer service në fashion-retail; (e preferueshme)
  • Të ketë aftësi të mira prezantimi dhe etikë profesionale;
  • Të zotërojë shumë mirë gjuhët Italiane dhe Angleze;
  • Të zotërojë MS Office, (Word-Excel-PPT);
  • Të zotërojë leje drejtimi të klasit B dhe të ketë disponibilitet për të udhëtuar.

Të dhënat:

Pozicioni: Sales Consultant;
Orari: 40 orë;
Pagesa: Shumë e mirë (fikse + bonuse + makinë);
Aplikimet mbyllen: 28.05.2018.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail[SUP]-it[/SUP]: [COLOR=#0000ff]tianda.nano@eppc.al[/COLOR]

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top