• Tirane, ofroj vend pune Drejtor Shitjesh

Clean World Professional eshte nje kompani perfaqesuese e disa prej markave kryesore Italiane
ne fushen e Produkteve te Pastrimit si Detergjente dhe Aksesore me nje histori 10 vjecare ne tregun Shqiptar.

Per zgjerimin e kapaciteteve të veta kerkon te rekrutoje

Drejtor Shitjesh

Kerkesat:
FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Drejtori i Shitjeve ndihmon në planifikimin dhe zhvillimin e strategjive të shitjes dhe marketingut. Duke u fokusuar në menaxhimin e marrëdhënieve me klientin, hartimin e kontratave, si dhe ngritjen, organizimin dhe bashkëpunimin me strukturat vartëse për realizimin e shitjeve.


DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Planifikimi dhe organizimi mbulimit territorial të produkteve të ofruara me klientelë dhe buxhete të synuara;
  • Hartimi dhe zbatimi i një strategjie të përgjithshme të shitjeve në përputhje me strategjinë dhe objektivat e biznesit duke e detajuar në plane veprimi mujore;
  • Planifikimi dhe ekzekutimi i marketimit të produkteve të kompanisë drejt klientelës aktuale dhe asaj të së synuar;
  • Rishikimi i ekzekutimit të planit të aktiviteteve për veprime korrigjuese të mundshme;
  • Përgatitja e planeve të veprimit dhe skeduleve për identifikimin e klientëve të rinj dhe planifikimi i mënyrës së përqasjes së kontakteve të reja;
  • Informimi i klientëve potencialë në lidhje me shërbimet, produktet, ofertat. Propozimi i ofertave të personalizuara për klientët;
  • Negocimi me klientin për termat dhe kushtet, mbyll kontratën dhe informon atë për të drejtat edhe detyrimet që lindin me nënshkrimin e kontratës. Siguron zbatimin me korrektësi të kontratës me klientin;
  • Përshtat produktet e kompanisë sipas ndryshimeve dhe kërkësave të tregut;
  • Mobilizimi dhe motivimi i Ekipit të Shitjeve në performancë të matur me intervale kohore;
  • Kryerja e detyrave të tjera të caktuara;
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin e lartë në profilin e marketingut ose menaxhim biznesi;
Eksperiencë Pune: Kandidatja duhet të ketë eksperiencë paraprake me ngritjen, drejtimin dhe organizimin e një ekipi që marketon dhe shet produkte;


Garantohen:
Kushte dhe ambient shume i mire pune
Trajnimet e nevojshme per kryerjen e detyrave te percaktuara
Shperblim financiar teper i kenaqshem, mbi nivelet mesatare te tregut te punes.
Bonuse mujore mbi targeted e arritura.
Kontrate e rregullt pune mbi bazen e legjislacionit ne fuqi

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.

Te interesuarit qe e ndjejne veten te afte ne shitje dhe shperndarje ne treg apo qe kane eksperienca te ngjashme
jane te lutur te dergojne CV me foto prane:

E-mail: hr@cwp.al. Afat dorezimi 15/01/2018.

Tel. : +355 4 4511115
 


Apply WhatsApp
Back
Top