• Përfaqësues shitjeje për produktet Ecosoft (nga Teoren)

Thirrje për Aplikime

Profili i kompanisë:
Teoren prej 13 vitesh, nëpërmjet produkteve cilësore, interpreton me origjinalitet jetesën e këndshme për çdo familje shqiptare.
Teoren përfaqëson ekskluzivisht në Shqipëri produktet Ecosoft.
Ecosoft është prodhuesi ndërkombëtar i sistemtemeve të trajtimit të ujit për pastrimin e tij dhe një nga pesë prodhuesit në botë që ofrojnë gamën e plotë të produkteve,
nga filtrat e thjeshte deri tek sistemet industriale të Reverse Osmosis.

Pozicioni: Përfaqësues/e shitjeje për produktet Ecosoft
Departamenti: Shitje
Vendodhja: Tiranë
Detyrat

  • Analiza e tregut dhe identifikimi i klientëve potencialë në bashkëpunim me strukturat e tjera për realizimin e shitjeve.
  • Shitja dhe prezantimi i produktit Ecosoft tek klientët rezidencialë dhe HoReCa.
  • Mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët ekzistues duke ofruar suport të vazhdueshëm.
  • Manaxhimi i procesit të shitjes nëpërmjet takimeve me klientë, prezantimit të BRAND-ve të produkteve dhe shërbimeve, identifikimit të nevojave të klientëve dhe ofrimit të zgjidhjeve.
  • Negocimi deri në mbyllje të kontratave me klientët.
  • Përgatit raporte periodike duke përmbledhur dhe analizuar informacionin e terrenit.

Kualifikimet

  • Të ketë të përfunduar arsimin e lartë.
  • Minimumi 3-vite eksperiencë në fushën e shitjes në terren (përbën avantazh njohja e tregut të Bareve, Restoranteve dhe Hoteleve).
  • Njohuri të mira të programeve bazë të Microsoft Office
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze
  • Leje drejtimi klasi B.

Aftësitë

  • Aftësi të mira komunikimi, energjik/e, pedant/e në mbajtjen e marrëdhënieve të mira me klientë.
  • Aftësi pune në grup.
  • Të jetë neutral/e dhe atraktiv/e në komunikim.


Të Tjera

  • Pagesa shumë e kënaqshme + inçentivë mbi bazën e shitjeve.
  • Mundësi karriere.
  • Makinë personale për lëvizjet në terren.


Nëse dëshironi të jeni pjesë e një skuadre energjike, të motivuar dhe profesionale dhe nëse plotësoni kushtet e mësipërme, Ju jeni personi që ne po kërkojmë!
Ju lutemi dërgoni CV tuaj në adresën: contact@teoren.al
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është deri më 09.09.2018

www.teoren.al
 


Apply
Back
Top