• Tirane, ofroj vend pune Merchandising ne hipermarketet Spar

Kompania TopDistribution shpk operon prej 6 vitesh në fushën e distribucionit me shumicë të produkteve ushqimorë dhe jo ushqimore. Objektivi kryesor i kompanisë, është të krijojë një rrjet shitjesh të specializuar dhe të strukturuar në mënyrë profesionale për tregëtimin dhe shitjen e produkteve ekskluzive të një cilësie superiore për tregun shqiptar në sektorin ushqimor dhe jo ushqimore. Kompania kërkon të punësojë në pozicionin e Merchandising ne ipermarketet Spar , një vajzë për qytetin e Tiranës .



Përgjegjësitë Kryesore:



• Mban marrëdhënie me klientët me qëllim promovimin dhe rritjen e visibilitetit të BRAND-ve të produkteve;
• Kryen vizita nëpër dyqane sipas një planifikim efektiv, duke siguruar një mbulim tërësor të territorit;
• Kujdeset të ruajë imazhin e markave në përputhje me udhëzimet përkatëse;
• Ndjek dhe zbaton politikat e merchandising sipas fushatave të marketingut të BRAND-eve;
• Sigurohet që realizon promovim të produkteve në përputhje me udhëzimet dhe standartet e shitjes së klientëve dhe të BRAND-eve;
• Mbështet ekipin e shitjes në planifikimin e shitjeve dhe planeve të stokut;


Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

Edukimi:Arsimi i lartë do të përbënte avantazh, preferohet Profili Ekonomik ose Shkenca Sociale.

Mosha: Nga 22 deri 30 vjec.

Eksperiencë pune: Minimalisht 2-3 vjet eksperiencë pune në kompani të ngjashme distribucioni ushqimore dhe joushqimore.

Pagesa: Është motivuese dhe vendoset mbi cilesite dhe karakteristikat e kandidatit.
Fillon nga 25.000 lek te reja .


Aftësitë:

• Aftësi shumë të mira komunikuese
• Aftësi shumë të mira prezantuese
• Aftësi shumë të mira nëgociuese
• Aftësi analizuesë.
• Aftësi shumë të mira për të punuar në grup.

Aftësi të tjera:

• Njohuri të mira të gjuhës angleze ose italiane

• Njohuri shumë të mira të paketes Microsoft Office

• Të disponojë patentë automjeti të klasit B

Email: asistentemag@topdistribution.al

Cel. : 0689072020
 


Apply WhatsApp
Back
Top