• Shitet Truall 231m², Cmimi 400'000 euro, Rr."Mehmet Brocaj", 100m nga Prokuroria e Tiranës

Cmimi Euro
400000
SHITET:Truall për Ndërtim/Pallat, me sipërfaqe 231m[SUP]2[/SUP], brenda unazës qëndrore, buzë Rr."Mehmet Brocaj" pranë kryqëzimit me rrugën "Haxhi Hysen Dalliu" 100m nga Prokuroria e Tiranës.
Zona e Truallit për Ndërtim: Prona ndodhet në zonën qëndrore të Tiranës, në Rr."Mehmet Brocaj" paralel me Rr. "Mine Peza", që lidh segmentin e Rr. "Fortuzi" me Rr. "Haxhi Hysen Dalliu". Kjo zonë dhe rruga "Haxhi Hysen Dalliu", vitet e fundit është mbushur me ndërtime pallatesh të reja, që shkojne deri në 12-kate. Kjo bën pjesë në zonat e preferuara për banim, pasi është njëkohësisht afër me qendrën (blv "Zogu i Parë" dhe me Sheshin "Skëndebej"/Muzeun Kombëtar) e Tiranës ashtu edhe me unazën si me "Zogun e Zi" ashtu edhe me ish-Stacionin e Trenit.
Pozicioni/Pamja e Truallit: Trualli për ndërtim gjendet buzë rrugës/trotuarit të rr. "Mehmet Brocaj" dhe rreth 15m larg Rr."Haxhi Hysen Dalliu", në një mikro-zonë mjaft të përshtatshem për ndërtim Pallati, pasi është e rrethuar nga prona që gjithashtu janë shumë të përshtatshme për tu bashkuar dhe krijuar një sipërfaqe optimale trualli për ndërtim pallati. Në vazhdim të këtij trualli drejt rrugës, deri në ndërprerjen/këndin me rr."Haxhi Hysen Dalliu" gjendet një pronë/ndërtesë 1-katëshe që funksionon si ambjent tregtar, e cila është ngjitur (në thellësi) me një pallat/ndërtes 5-katësh, me 2-faqe kallkan; nga ana e kësaj prone dhe nga lindja, pra mikro-zona me disa shtëpi të tjera, të pa rregulluara, të cilat mund të shërbejnë të gjitha së bashku si shesh-ndërtimi/truall. Në tërësi, të gjitha pronat(shtëpitë e truallet) që gjenden në këtë mikro-zonë janë të destinuara për t'u dhënë sipërmarrësve/ndërtues dhe hapësira e këyre pronave shkon në mbi 1000m[SUP]2[/SUP] dhe numri i pronarëve jo më shumë se 10-familje.
Madhësia, Forma dhe Përbërja e Pronës/Truallit. Sipërfaqa e truallit në shitje është 230.8m[SUP]2[/SUP], në formë drejtkëndore me përmasa 13m (gjërësi-buzë rrugës) dhe 18m në thellësi. Prona/trualli është i rrafshët dhe rrethuar si një kuadrat i vetëm dhe me kufij të mirë-përcaktuar. Mbi këtë truall është një ndërtese një-katëshe (përdhese) relativisht e rregulluar me një sipërfaqe të ndërtuar që shkon në 118m[SUP]2[/SUP], dhe me perspektivë për tu përdorur, si lokal me pjesë të mbyllur dhe një pjesë e hapur, por që asnjëherë nuk është shfrytëzuar për këtë destinacion.
Cilësitë e veçanta të Pronës/Truallit dhe Mikro-Zona: Trualli është i rrafshët, me kufij të përcaktuar qartë, me dokumentacion të rregull hipotekorë, gjendet buzë rrugës në linjën e parë, ndërtimi mbi truall nuk ka ndonjë vlerë shumë të madhe për t'u bërë pengesë në shitje, mikro-zona/trualli është i rrethuar nga 3-anët me prona të tjera që janë të interesuar për tu dhënë për ndërtim pallati, formojnë një sipërfaqe totale (mbi 1000m[SUP]2[/SUP]) me interes për çdo investitor/ndërtues, pronat përreth janë me domunetacione të rregullta, pozicioni i mirë gjeografik në Tiranë, etj.
Shfrytëzimi i mëparshëm e aktual: Për disa vite kjo hapësirë është shfrytëzuar si zyra me qera nga një kompani.
Dokumentacioni:prona/Trualli në shitje është me dokumentacion të rregullt, Çertifikatë Pronësie, si trualli dhe ndërtesa mbi truall.
Preferencat:Kjo sipërfaqe trualli bashkë me objektin mbi të, vetëm shitet në vlerë monetare dhe nuk këmbehet me sipërfaqe ndërtimi, por është destinuar për shitje. Kjo sipërfaqe është mjaft e përshtatshme për sipërmarrës/ndërtues, pasi mund të hyjë në marrëdhënie me pronarët përrreth me kontrata këmbimi.
Çmimi i Shitjes: E gjithë sipërfaqe e truallit prej 230.8m[SUP]2[/SUP], me gjithçka që ka mbi truall shitet me 400'000euro/€.
Adresa:Rr."Mehmet Brocaj", 15m nga kryqëzimi me Rr. "Haxhi Hysen Dalliu", dhe 100m nga Prokuroria e Tiranës. adgss
Cel: 069 62 81 433 adgss
*******************************
A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare)

Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
St.Unazës pranë ish-Ministrisë së Shëndetësisë, Tiranë
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
 


WhatsApp
Back
Top