• Tirane, ofroj vend pune MENAXHER PROJEKTESH-PROFILI ELEKTRIK

[h=1][/h]

DIMENSION me një eksperiencë 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerëzore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara përcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individë në kërkim të karrierës suaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e nxjerrjes dhe përpunimit të metaleve, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

MENAXHER PROJEKTESH-PROFILI ELEKTRIK

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE


Menaxheri I Projektit është përgjegjës përmbi këqyrjen dhe arritjen e rezultateve të projektit. Detyra e tij është të kryejë të gjitha aktivitetet në parim dhe mbështetje të misionit,
vizionit dhe vlerave të kompanisë. Punonjësi ka për detyrë të sigurohet që objektivat dhe qëllimi I projektit janë arritur sipas standarteve dhe pritshmërive të kompanisë.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

Menaxheri i Projektit punon pranë Zyrave Qëndrore Tiranë dhe kryen këto detyra:


  • Është përgjegjës për arritjen e objektivave të projektit dhe për realizimin e tyre në përputhje me qëllimin, në kohë, cilësi dhe buxhet;
  • Siguron komunikimin dhe koordinimin e vazhdueshëm me palët e përfshira në projekt, veҫanërisht me anëtarët kyҫ të projektit dhe menaxherët e linjës;
  • Tregon aftësi drejtuese, menaxhuese dhe vëmendje ndaj qëllimit, kohës, cilësisë dhe buxhetit;
  • Delegon dhe suporton anëtarët e projektit që do punojnë në ҫështje teknike dhe organizative;
  • Përgatit planifikimet e sakta, realiste, të arritshme për projektin;
  • Realizon planifikimin dhe menaxhimin e projektit (shpenzimet, kostot, takimet, cilësinë e rezultatit) dhe mban rezultate sa më efektive bazuar në qëllimin e tij;
  • Ndihmon dhe suporton Drejtorin e Departamentit në planifikimin dhe realizimin e investimeve të reja dhe zhvillimit të biznesit;
  • Ofron suport sipas fushës së kompetencës në përgatitjen e materialeve teknike të nevojshme të projekteve (në bashkëpunim me Departamentet e tjera) dhe është përgjegjës për menaxhimin e ҫështjeve administrative të zyrës;
  • Harton specifikime teknike për fushën e ekspertizës sipas kërkesave për tenderim, merr pjesë në komisione vlerësimi ofertash dhe supervizim për gjithë investimet në fushën e tij të ekspertizës.
  • Kryen detyrat e tjera sipas kërkesave dhe nevojave.



KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diplomë Universitare në Inxhinieri elektrike. Përbën përparësi nëse është diplomuar në Master Profesional në të njëjtin profil;


Eksperiencë Pune: Eksperiencë pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 3 vjet. Përbën avantazh eksperienca si Inxhinier Zbatimi në projektet e tensionit të mesëm/lartë.

Aftësi:


  • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
  • Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
  • Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
  • Aftësi shumë të mira ndër personale;
  • Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
  • Ndjenjë përgjegjësie;
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike, sidomos paketat MS Projects dhe MS Office;
  • Njohuri të gjuhës angleze;
  • Aftësi për të punuar në grup dhe për të marë iniciativë;
  • Pajisje me patentë të vlefshme drejtimi.


Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre(letër shoqëruese dhe CV në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.





Afati I dorëzimeve të CV-ve është deri më 30 Prill 2018



JU MIRËPRESIM!



Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top