• Fier, ofroj vend pune Shop Manager

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri në fushën e shitjes së produkteve elekteronike, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

SHOP MANAGER

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE


Menaxheri/ja e Dyqanit është përgjegjës për menaxhimin e përditshem të dyqanit në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË


  • Menaxhimi dhe motivimi i skuadrës për të rritur shitjet dhe për të siguruar rendiment;
  • Menaxhimi i niveleve të stokut sipas buxhetit dhe marrja e vendimeve kyçe për kontrollin e stokut;
  • Mbledhja, filtrimi dhe dërgimi i porosive ditore;
  • Të përballojë me profesionalizmin e kërkuar prej pozicionit ankesat dhe komentet e klienteve duke respektuar procedurat e kompanisë;
  • Të studiojë në menyrë sistematike terrenin e shitjeve;
  • Të bashkepunojë me kolegët dhe klientët; identifikimi dhe/ose zgjidhja e çeshtjeve urgjente;
  • Organizimi i trajnimeve për stafin e shitjeve;
  • Përgatitja e punonjësve të dyqanit për të pasur rendiment;
  • Angazhim në çeshtjet e stafit; intervistimi për pjestarë të rinj potencial për staf; ndjekja e vlerësimeve dhe pasqyrimeve të ecurisë së stafit nën varësi;
  • Organizimi i promocioneve në nivel dyqani;
  • Kontrolli i shpenzimeve operative mujore;
  • Kujdesi për paraqitjen e jashtme dhe të brendshme të dyqanit;
  • Pjesemarrja në takimet mujore për shitjet;
  • Organizimi i takimeve sistematike me përgjegjesit e sektorëve dhe stafin e shitjeve;
  • Dhënia e feedback-ut tek zyrat qëndrore;
  • Regjistrimi i rezultateve të shitjeve dhe analizës së ecurisë;


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin e lartë në (preferohet Fakulteti Ekonomik në profilin Menaxhim);

Eksperiencë Pune: Kandidati duhet të ketë 3 vjet eksperiencë paraprake në shitje me pakicë;

Aftësi:

· Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (e shkruar dhe e komunikuar);
· Njohuri shumë të mira të Paketës MS Office (Word, Excel, Power Point) Internet;
· Aftësi organizative dhe menaxheriale;
· Aftësi shume të mira komunikuese dhe negociuese;
· Qëndrim analitik ndaj problemeve në analizën e shkaqeve dhe gjetjen e zgjidhjeve të shpejta;
· Shumë i besueshëm, diskret dhe etik;
· Aftësi të mira analitike dhe vendimmarrëse; aftësi për të zgjidhur probleme kyç;
· Metodik dhe i organizuar;
· Ndershmeri dhe integritet;


Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 20 Prill 2018



-

JU MIRËPRESIM!


Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top