• Durres, ofroj vend pune Përfaqësues Shitjesh B2B

Eppc kërkon një Përfaqësues/e Shitjesh B2B për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë lider në treg në industrinë e prodhimit të mbalazheve të plasmasit dhe të letrës.

Përgjegjësitë Kryesore:


  1. Prezantimi dhe promovimi i produkteve tek klientët;
  2. Analizimi i plotë i produkteve dhe rekomandimet e duhura teknike tek klientët, me qëllim plotësimin në mënyrë efikase të nevojave dhe kërkesave të tyre;
  3. Identifikimi dhe rekrutimi i klientëve të rinj;
  4. Ndjekja me kujdes dhe përpikmëri e klientëve si dhe negocimi me ta për realizimin e procesit të shitjes;
  5. Të arrijë objektivat në bashkëpunim me ekipin teknik dhe atë të shitjes.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomë Universitare (e preferueshme në Inxhinieri Mekanike ose Elektrike);
  • Përvojë e mëparshme në shitje të materialeve industriale (e preferueshme);
  • Të ketë aftësi analitike, komunikimi, organizative dhe dëshirë për të punuar në grup;
  • Të zotërojë MS Office, kryesisht Word-Excel;
  • Të zotërojë mirë gjuhët Angleze dhe Italiane;
  • Të zotërojë leje drejtimi të klasit B.

Të dhënat:

Pozicioni: Përfaqësues/e Shitjesh B2B;
Vendndodhja: Durrës;
Orari: 48 orë;
Raporton tek: Menaxheri i shitjeve;
Pagesa: Shumë e mirë (fikse + bonuse);
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 30.4.2018.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail[SUP]-it[/SUP]: recruitments@eppc.al
 


Apply
Back
Top