• Tirane, ofroj vend pune Inventarizues

E ardhmja është ABCom
Nëse mendoni se keni energjinë e duhur për të sfiduar mundësitë që ofrohen për ju nga ABCom, kompania e parë në Shqipëri, e cila prezanton ekskluzivisht për konsumatorin produktin 3N1, Internet, Televizion Dixhital Kabllor dhe Telefoni Fikse, një mundësi e shkëlqyer vjen për ju.
Ne jemi një kompani që rritet me shpejtësi dhe që vlerëson cdo punonjës me ambicie profesionale, duke sjellë një mentalitet të ri përsa i përket politikave të kompanisë dhe burimeve të saj njerëzore.
Në kuadër të zgjerimit të kompanisë dhe portofolios së produkteve të saj, kompania kërkon të rinj profesionistë me eksperiencë për pozicionin "Inventarizues”, ne degen e saj ne qytetin e Tiranes.


Përgjegjësitë:

1- Inventarizimi i pajisjeve ne perdorim nga punonjesit
2- Rakordimi i inventareve fizike me ato kontabel
3- Evidentimi i veprimeve rregulluese
4- Rakordimi i situacioneve te punimeve me pajisjet e vendosura nga instalatoret ne zonat e punimeve


Profili:

1- Te jene duke studiuar ne fakultetin ekonomik ose ta kene perfunduar ate
2- Te jene nen 30 vjec
3- Te jene te shkathet, te sakte dhe proaktiv
4- Te gatshem per te udhetuar dhe neper dege


Do të konsiderohet avantazh:
  • Eksperienca pune të mëparshme

Të nderuar kandidatë, ABCom është një kompani që ofron mundësi të shkëlqyera promovimi dhe karriere. Kjo mund të jetë mundësia juaj.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Interesi në abcomhr@abcom.al ose në Zyrën e Burimeve Njerëzore të ABCom në adresën:ABCom Shpk, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Kati V, Tiranë.
Për cdo informacion të mëtejshëm ju lutem të vizitoni faqen tonë www.abcom.al

CV do te pranohen deri ne daten 25 prill.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top