• Tirane, ofroj vend pune Koordinator Logjistik

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e transporteve, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

KOORDINATOR LOGJISTIK

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË


  • Mbajtaj e kontakteve dhe marrëdhënieve me klientët për shërbimin e transportit;
  • Organizimi i transporteve ndërkombëtare dhe kombëtare;
  • Mbajtaj e kontakteve me drejtuesit e mjeteve për ecurinë shërbimit të transportit;
  • Bën informimin e përditësuar të magazinave/ klientëve për mallrat që priten të vijnë;
  • Mbajtjen e kontakteve me Agjensitë doganore që kompania ka marrëdhënie biznesi e bashkëpunimi;
  • Merr detyrat dhe mban në informacion korrent, Drejuesin e Departamentit.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Arsim i lartë, Diplome Universitare;

Eksperiencë Pune: Të ketë një eksperiencë 1- 2 vjecare në fusha të ngjashme;

Aftësi:


  • Të flasë dhe të shkruajë guhën angleze dhe italiane;
  • Të jetë njohës shumë i mirë i paketës Microsoft Office, veҫanërisht i Excel-it;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizuese;
  • Të jetë i/e orientuar drejt zgjidhjes së problematikave;
  • Të jetë fleksibël dhe i/e orientuar drejt punës në grup;
  • Të zotërojë leje drejtimi automjeti, kategoria B.
Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
Ju lutemi, gjatë aplikimit specifikoni në titullin e emailit pozicionin për të cilin interesoheni.
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 30 Prill 2018




JU MIRËPRESIM!



Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top