• Shitet Vilë me 2-Kate, sip. truall 574m², njolla ndërtimit 232m², siperfaqe ndërtuar 496m², Cmimi 400'000€ në rrugën "Pasho Hysa" 400m mbi markat / ne aksin rr.A.Demi / 600m nga Lana dhe depot e ujit

Cmimi Euro
400000
Shitet:Vilë/Ndërtesë e Re, për banim, 2-katëshe, me truall 574 m2, Njolla e Ndërtesës 232m2, me sipërfaqe banimi kati 1 (përdhes) 214m2 dhe sipërfaqe shërbimi 19m2 (verandë+shkallë), si dhe kati 2: me sip. banimi 263.4 m2, në Rr."Pasho Hysa" 400m larg ish-markatës dhe aksit të Rr."Ali Demi" dhe 600m larg nga depot e ujit/kryqëzimi me 3-rrugët "M.Grameno", "P.Budi" e "F.Toptani" në një zonë të preferuar rezidenciale / banimi, e qetë, gjelbëruar, e kulluar dhe e pastër,15-minuta në këmbë nga Unaza/Ura e Brrylit Tiranë.
Zona dhe Rr."Pasho Hysa":Eshtë një zonë e njohur shumë pranë ish-markatës (sot Big-Market, Banka Credins etj) dhe rrugës "Ali Demi", nga ku fillon edhe rruga "P.Hysa", e cila në pjesën më të madhe të gjatësis së saj është me pjerrësi që vjen në ngjitje deri tek depot e ujit dhe kryqëzimi me 3-rrugët e tjera; "Mihal Grameno", "Pjetër Budi" dhe "Fuat Toptani". Rruga "P.Hysa" në pjesën më të madhe është e rehabilituar/rindërtuar plotësisht me trotuare, drita, gjelbërim etj, dhe në të dy anët gjenden ndërtesa të reja 3-4 kateshë. Në të dhajthë të rrugës është një sipërfaqe e madhe trualli, e destinuar për ndërtimin e një kompleksi rezidencial/pallatesh për banim. Transporti publik në zonë realizohet nga linja e rregullt ish-Uzina Autotraktorëve-Qendër-Instituti/Kamëz dhe nga linja e re Depot e Ujit (në rr.P.Hysa)-Materniteti i Ri-Qendër - Fusha e Aviacionit.
Zona dhe rr. "P.Hysa" ndodhet në jug/lindje të Tiranës dhe është një zonë mjaft atraktive për banim, pasi është e pastërt, kulluar dhe me shumë ajrosje e diell, pozicion panoramik nga ku duket jo vetëm kodrat dhe mali i Dajtit, por edhe një pjesë e madhe e qytetit të Tiranës, si dhe zonë lehtësisht e aksesueshme dhe e mirë-integruar me zonat e tjera.

Pozicioni i Vilës/Ndërtesës 2-Katëshe Vila/Ndërtesa ka një pozicion të spostuar(rreth 30m) nga aksi Rr. Pasho Hysa në të djathtë, në segmentin ku fillon ngjitja për në depot e ujit. Aksesi në Vilë realizohet direkt nga rruga, nëpërmjet portës buzë trotutarit dhe deri në banesë me një rrugicë të shtruar e sistemuar me 6m gjërësi dhe 30m e gjatë. Vila gjendet 400m (5-minuta këmbë) nga ish-markata (sot Big-Market, Banka Credins) dhe aksi i rrugës A.Demi, si dhe 15-minuta në këmbë nga Unaza/Ura e Brrylit dhe 600m larg nga depot e ujit (pjesa më e ngritur dhe panoramike e rrugës P.Hysa) ku është kryqëzimi me 3-rrugët e tjera. Vila, në linjën e dytë është e dukshme nga rruga P.Hysa, gjithashtu nga tre anët e saj në distancë mbi 15-25m ka Ndërtesa/Vila të tjera, me shumë dielli, ajrosje, pamje si afër e në largësi, ndërsa nga jugu e jug/perëndimi është një sipërfaqe disa hektarë tokë/truall mbi të cilin është parashikuar ndërtimi i një blloku/kompleksi rezidencial modern.
Trualli i Vilës është i rrethuar (mur-betoni/themelet dhe lart kangjella e rrjetë teli) dhe me kufizime të mirëpërcaktuara, nga forma ndërtesa i afrohet asaj drejtkëndore (17m gjatë, 15m gjërë), e vendosur mbi një truall me pak pjerrësi, ndërkohë e gjithë ndërtesa në 4-anët e saj është e rrethuar/përforcuar me shtresë beton-arme dhe vija/kanale betonuar që disiplinojnë ujërat sipërfaqësore, e ato që infiltrojnë në të gjitha anët e ndërtesës. Vila thuajse është në mes truallit, por pjesa më e madhe gjendet nga ana jug-perëndimore/pjesa kryesore-ballore e Ndërtesës. Sipërfaqja përreth Ndërtesës është e mbjellë me pemë të ndryshme frutore & dekorative dhe brenda pjeses funksionale/të shfrytëzueshme të ndërtesës mund të parkohen mbi 6-autovetura, nga porta kryesore deri tek dyert hyrëse në ndërtesë.
Vila/Ndërtesa 2-katëshe:Gjendet mbi një truall me sipërfaqe 574m2 njolla ndërtimit 232m2 dhe sipërfaqe totale ndërtuar 496.3m2. Vila është me konstruksion monolit me kollona dhe ndarje midis kateve me beton-arme, ndërsa muret me tulle të kuqe e të suvatuara nga jashtë dhe lart e mbuluar me tarracë, me shkallë të brendshme për në katin e 2-të deri në tarracë. Një hyrje e katit parë dhe shkallët për në katin e dytë gjenden në krahun veri/perëndim të ndërtesës nga ku është hyrja(porta) nga Rr. P.Hysa. Realizimi ndërtimit të Vilës është para prirë nga studime e projektime gjeologjiko/ inxhinierike, si dhe punimet e ndërtimit janë realizuar nga sipërmarrës profesionoste të mbikqyrur nga arkitekt e inxhinier zbatues. Çdo pjesë e brendshme e kësaj ndërtese është me dritë dhe ajrosje natyrale. Të gjitha insalimet elektrike dhe hidraulike sipas kohës dhe çdo kat me linjë më vehte për ujë e drita.
Mikro-zona ku gjendet ndërtesa është e qetë, pastër, terren i kulluar, me shumë diell e ajrosje, peisazh panoramik me reference si malin e Dajtit dhe një pjesë të madhe të qytetit të Tiranës.
Përbërja/planimetria e Vilës/Ndërtesës me 2-kate:Përbëhet nga 2-kate teknik mbi tokë, të cila janë të destinuar për banim, aktualisht kati 2-të është mbuluar me soletë, ndërkohë shkallët shkojne të rregullta deri në tarracë dhe ndërtesa është parashikuar që të ketë edhe një kat/ose papafingo-çati.
Kati përdhes banim Me njollë të sipërfaqes së ndërtimit 214m[SUP]2 [/SUP]dhe sipërfaqe të shfrytëzueshme rreth 18.9m2(verandë e hapur në 3-anët e ndërtesës bashkë me hapësirën që zënë shkallët për në katin e dytë, të cilat fillojnë në anësore të murit ndërtesës). Kati I është konceptuar i tëri për banim, është i organizuar që të funksionoje si dy njësi/apartamente me hyrje më vehte, ku njëri apartament është me hyrje(derë kryesore) në krahun perëndimor/ngjitur me shkallët e katit të dytë dhe është i tipit/organizuar; me para koridor, 2-dhoma gjumi, pjesa e ndënjes e veçantë, ndërsa kuzhina e ngrënie më vehte, një banjo dhe koridor të brendshëm. Përveç banjos dhe kuzhinës që jane të shtruara me pllaka, pjesët e tjera të apartamentit janë me parket cilësor. Ndërsa apartamenti tjetër i pa-përfunduar për banim,(pa kompletuar banjo+kuzhine, pa dyer brendëshme) i cili është me hyrje nga ana jug/perëndimi(pjesa ballore e ndërtesës-oborri) dhe është i tipit me; 1-dhomë gjumi, -pjesa e ndënjes e kuzhina mjaft e bollshme,-një banjo dhe -një koridor. Po në katin e pare nga ana lindore gjendet një dhomë/hapsirë për ruajtjen e druve të zjarrit.
Kati II banim. Me sipërfaqe 263m2, nga niveli bazë për në katin e dytë ngjitesh me 7-shkallë të jashtme (ngjitur murit deri 1/2 lartësie të katit të parë) dhe vazhdon pjesa e shkallëve të brendshme me dy drejtime një për në katin e dytë duke vazhduar në tarracë dhe drejtimi tjeter për në katin e parë. Shkallë të brendshme, të bollshme(gjëra), me kangjella nga njëra anë, të shtruara me pllaka, mermer e granit, me dritë natyrale. Nga shesh-pushimi i katit dytë futesh në koridorin e gjërë, të katit dhe nga këtu shkohet në të gjitha pjesët e tjera, ndërsa në verandë kalohet si nga pjesa e ndënjes/sogiorno dhe nga shesh-pushimi shkallëve.
Kati II përbëhet nga; 2-dhoma gjumi të bollshme, njëra me dalje në ballkon, në këndin lindor dhe kap dy anë të ndërtesës. Kati ka 2 banjo të kompletuara e funksionale. Pjesa e ndënjes/sogiorno është e lidhur me pjesën e kuzhinë-ngrënie. Nga pjesa ndënjes kalohet në ballkonin më të madh, i cili gjendet në këndin jugor dhe kap 2 faqe ndërtesës. Po nga kjo pjesë (zona kuzhinës) kalohet edhe në verandë, e cila është mjaft e bollshme dhe në 2-anë është e hapur me pamje jug-perëndim e veri/ perëndim. Veranda është e rrethuar në 2-anët me mur 1-m lartë, si dhe nga veranda duket mire një pjesë e qytetit Tiranës. E gjithë hapësira e katit të dytë është e shtruar me pllaka cilësore, përmasa mesatare, ngjyrë bezhë me nuanca të kuqerremta, dyert e brendshme prej druri kafe në të hapur dhe në 1/2 lartësi me kornizë xhami, ndërsa dritaret dhe dyert e ballkoneve +veranda prej duralumin ngjyrë kafe hapur.
Tarraca: Në tarracë ngjitesh në mënyre normale nga shkallët e brendshme, dalja mbi tarracë është e mbuluar. Mbi tarracë gjenden edhe daljet e dy-oxhakëve, tarraca është me disa shtresa hidro-izolime dhe katërma, si dhe ka pileta e ulluqe për ujërat e shiut. Tarraca në të gjithë perimetrin e saj është e rrethuar nga një bordurë muri rreth 40cm. Mbi taracë është parashikuar ndërtimi i një papafingo-çati ose një kati të plotë.
Përdorimi/shfrytëzimi aktual:Vila/Ndërtesa 2-katëshe që nga momenti i ndërtimit(para 7-viteve) dhe aktualisht banohet nga të zotit, kati II komplet banim, ndërsa 1/2 katit I është banim-funksional po nga të zotët, ndërsa pjesa tjetër, e cila ka hyrje më vehte (nga pjesa ballore) nuk është në shfrytëzim
Preferenca Preferohet të shitet si një e tërë e pandashme në kate apo pjesë të ndryshme.
Dokumentacioni
:Ndërtesa e banimit është me Çertifikatë Pronësie si një e tërë, dhe e shitshme në çdo moment. Shtitet pasi pronarët zhvendosen në një ndërtesë tjetër.
Çmimi i Shitjes:Ndërtesa bashkë me truallin 574m2 shitet me 400'000 euro-€, Prona është disponibël për shitje në çdo moment.
Adresa:Rr. "Pasho Hysa"400m larg ish-markata dhe aksi Rr."A.Demi", dhe 600m nga 'Depo ujit', si dhe 15-minuta në këmbë nga Ura e Brrylit Tirane. adgss

Cel: 0696281433 adgss
*****************************************************
A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare) Reale Estate
Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
St.Unazës tek Drejtoria Pergjitheshme Policise se Shtetit/përball Min.Jashteme Tirane
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
Email:
adstudiosherbimesh@gmail.com
 


Contact WhatsApp
Back
Top