• Tirane, ofroj vend pune Brand Manager

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpermjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punes vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kerkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të sukseshme që operon në Tiranë në fushën tregtimit te artikujve sportive dhe te shendetit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

BRAND MANAGER

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Menaxheri i Brandit ndihmon në planifikimi dhe zhvillimin e strategjive të shitjes dhe marketingut, hartimin e plan te shitjeve , menaxhimin e marrëdhënieve me Furnitorin,menaxhimi I nivelit te stokut hartimin kontratash, mirembajtien e marredhenieve me klientet etj.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË



  • Hartimi dhe implementimi i strategjisë së përgjithshme të shitjeve në përputhje me strategjinë dhe objektivat e brandit duke e detajuar në plane veprimi mujore;
  • Monitorimi i një plani vjetor të shitjeve duke detajuar aktivitetet e vitit që përkojnë me objektivat e miratuara të biznesit;
  • Përfaqësimi i kompanise në evente dhe media të ndryshme;
  • Përgatit analiza të tregut, të konkurrencës, të cmimeve, të kënaqësisë së klientit, të elementeve publicitare dhe ia prezanton ato Bordit;
  • Rishikimi i ekzekutimit të planit të aktivitetit për veprime proaktive dhe korrigjuese të mundshme;
  • Organizimi i promocioneve të vazhdueshme si element taktike për të rritur shitjet; organizimi i aktiviteteve sezonale për të rritur shitjet;
  • Krijon sherbime dhe paketa te reja;
  • Udhëheq kërkime në treg për të identifikuar kërkesat e tregut aktual dhe në të ardhmen;
  • Informon klientët potencialë në lidhje me shërbimet, produktet, ofertat. Propozon oferta të personalizuara për klientët;
  • Përgatit plane veprimi dhe skedule për të identifikuar klientë të rinj dhe planifikon mënyren e përqasjes së kontakteve të reja. Paraprakisht analizon potencialin e tyre blerës;
  • Negocion me klientin për termat dhe kushtet, mbyll kontratën dhe informon atë për të drejtat edhe detyrimet që lindin me nënshkrimin e kontratës. Siguron zbatimin me korrektësi të kontratës me klientin;
  • Bën takime të rregullta periodike, për ecurinë dhe problematikat e shitjeve dhe strategjitë e marketingut;
  • Rifreskimi i database së klientit;
  • Monitorimi i nivelit te shtokut


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diplomë në Marketing, Administrim Biznesi;

Eksperiencë Pune: Preferohen kandidatë me mbi 3 vjet përvojë profesionale në menaxhim, përbën përparësi përvoja në Biznes;

Aftësi:

  • Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje: ai/ajo duhet të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim si gojarisht dhe nëpërmjet telefonit, me palët e interesuara dhe me të gjithë operatorët e tjerë.
  • I aftë që të jetë i suksesshëm dhe të shfaq përvojën e vetë në menaxhim lidhur me klientët dhe kontratat e rëndësishme;
  • I orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe të jetë familjar me biznesin;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të bëhet pjesë e grupit;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane.
  • Njohuri shumë të mira të programevë të paketës Office;



Mirepresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 08 Maj 2018




JU MIREPRESIM!
 


Apply WhatsApp
Back
Top