• Tirane, Trajnim nje ditor - Si të hartojmë një CV dhe një letër motivimi dhe si të përgatitemi për intervistën e punës

Në datat 11 dhe 12 maj 2018 pranë ambjenteve të Kolegjit Universitar "Wisdom" do të zhvillohen dy trajnime të lidhura ngushtë me botën e punës.

Si të shkrujamë një CV dhe një letër motivimi
E premte 11 maj ora 18.00-20.00

Si të përgatitemi për intervistën e punës
E shtunë 12 maj ora 10.00-13.00

Përse duhet të bëheni pjesë e këtij trajnimi?

Qëllimi i këtyre trajnimeve është t’ju ndihmojë të paraqiteni në mënyrën më të mirë të mundshme nëpër aplikime duke përdorur plotësisht aftësitë tuaja.
CV-ja dhe letra e motivimit janë mjetet përmes të cilave ju mund të dalloheni nga kandidatët e tjerë gjatë një aplikimi pune në një kompani shqiptare apo të huaj, qoftë brenda apo jashtë vendit, si dhe gjatë një aplikimi për studime jashtë vendit.


Target Group
Studentë, të sapodiplomuar, profesionistë të rinj, të gjithë ata që duan të mësojnë si të shkruajnë një CV dhe letër motivimi në mënyrë që të dallojë mes të tjerave dhe si të përballen me një rekrutues.

TARIFA:
Trajnimet mund të ndiqen bashkë, apo edhe si module të veçanta.
Tarifa e pjesëmarrjes për secilin trajnim është 1500 lekë, nëse ndiqen të dyja trajnimet përfitohen me një tarifë prej 2000 lekë.
Në fund pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë pjesëmarrjeje nga Kolegji Universitar "Wisdom", ESN Cosenza dhe GNSID.


Për të konfermuar pjesëmarrjen tuaj dhe për çdo informacion tjetër ju ftojmë të na kontaktoni në numrin 068-3326361 ose e-mail: staf.training@outlook.it

 


Contact
Back
Top