• Asistente Administrative ( Social Media Specialist )

ADMC_INTERNATIONAL_cover2asistente.jpg


ADMC International shpall vende të lira pune:

Asistente Administrative ( Social Media Specialist )

ADMC International është një kompani ndërtimi e shtrirë në vendet më të zhvilluara të botës si Dubai, Doha Katar.
Themeluar që prej vitit 2000 ajo është kthyer në firmën ndërkombëtare më dinamike
ndër kompanitë e ndërtimit për strukturat e hekurit për kallëpe dhe betonim duke përfunduar projekte të mëdha
si Stadiumi i Lojërave Olimpike në Greqi, metro në Qatar (Qatar Rail), aeroport në Qatar si edhe shumë projekte të tjera.


Kriteret qe duhet te plotesoje kandidati:

  • Preferohet përvojë e mëparshme në të njëjtin pozicion ose pozicione te ngjashme ( minimalisht 2 vite ).
  • Diplomuar në një nga degët Shkenca Sociale, Marketing, Social Media Marketing ose dege te ngjashme.
  • Të ketë aftësi organizuese dhe koordinuese.
  • Të ketë aftësi shumë të mira për zgjidhjen e situatave të ndryshme me efikasitet.
  • Të ketë aftësi shumë të mira bindëse dhe negociuese.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, fleksibilitet dhe sjellje e paraqitje etike.
  • Në gjendje për të punuar shpejt, nën presion dhe për të përmbushur afatet.
  • Të ketë njohuri të shkëlqyera të Gjuhës Angleze në të shkruar dhe të folur, njohja e gjuhëve tjera është përparësi Njohuri shumë të mira kompjuterike, MS Office.
  • Njohuri shumë të mira te perdorimit dhe menaxhimit te mediave sociale
Detyrat dhe Pёrgjegjёsit
Aktiviteti i punës varion nga punëdhënësi por përgjithësisht përfshin

  • Ndihmon në të gjitha aspektet e menaxhimit administrativ, mirëmbajtje e listës telefonike dhe kontaketeve të stafit, etj.
  • Koordinimi midis departamenteve dhe njësive të operimit në zgjidhjen e problemeve operacionale dhe administrative ditëpas – dite.
  • Programimi dhe koordinimi i takimeve, intervistave, eventeve dhe aktiviteteve të tjera të ngjashme dhe mundësimi I materialeve të brendshme mbështetëse.
  • Përgjegjëse për pritjen e klientëve
  • Pregatitja e korespondencës së biznesit (Nëpërmjet përdorimit të microsoft office, word, excel, access, outlook, etj)
  • Organizimi dhe mirëmbajtja e dosjeve dhe të dhënave, protokollimi i dokumentave.
  • Kontrolli dhe sigurimi i mjaftueshmërisë së materialeve të kancelarisë
  • Pritja e telefonatave dhe transferimi i thirrjeve tek personat përkatës
  • Pritja e vizitorëve dhe ndihma ndaj pjesës tjetër të stafit në organizimin e kërkesave të tyre
  • Përdorimi i pajisjeve të zyrës të tilla si printera, fotokopje dhe Fax.
  • Organizimi dhe administrimi i axhendës se Administratorit dhe suporti i përditshem për organizimin e punëve të tij.
  • Raportimi i saktë dhe periodik tek eprorët

Jeni të interesuar për te punuar ne nje kompani internacionale? Atëherë ne ju mirëpresim ti bashkoheni stafit tone!
Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: o.raufi@admc-usa.com
 


Apply WhatsApp
Back
Top