• Tirane, ofroj vend pune Partner Relationship Manager

Eppc Albania kërkon një Partner Relationship Manager për klientin e saj, i cili është një ndër institucionet financiare kredidhënëse më të mëdha në vend.

Përgjegjësitë Kryesore:


  • Identifikon klientë të rinj, hulumton dhe analizon potencialin e tregut;
  • Zotëron informacion mbi shërbimet e kompanisë, ofron zgjidhje për nevojat e klientëve;
  • Mirëmban marrëdhëniet me klientët egzistues duke ofruar suport të vazhdueshëm;
  • Studion tregun dhe evidenton mundësi të reja me qëllim përmirësimin e shërbimit;
  • Përgatit raporte duke mbledhur, analizuar dhe përmbledhur informacionin.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomë Universitare (e preferueshme në Ekonomi );
  • Përvojë e mëparshme në shitjen B2B (e preferueshme);
  • Të ketë aftësi komunikimi, organizative dhe dëshirë për të punuar në grup;
  • Të zotërojë MS Office, kryesisht Word-Excel;
  • Të zotërojë mirë gjuhën Angleze;
  • Të zotërojë leje drejtimi të klasit B.

Të dhënat:

Pozicioni: Partner Relationship Manager;
Vendndodhja: Tiranë;
Orari: 40 orë;
Raporton tek: Menaxheri i shitjeve;
Pagesa: Shumë e mirë (fikse + bonuse);
Aplikimet mbyllen: 17.04.2018.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail[SUP]-it[/SUP]: recruitments@eppc.al
 


Apply
Back
Top