• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Shitjesh (Patentë Ndërkombëtare)

EPPC Albania kërkon një Inxhinier Shitjesh për një Patentë Ndërkombëtare, produktet dhe nënproduktet e së cilës (ngjitës, adezivë etj) përdoren gjerësisht në sektorin Industrial.

Përgjegjësitë Kryesore:


  • Pergatitje dhe prezantim teknik i përfitimeve të produkteve dhe shërbimeve tek klientët ekzistues dhe ata potencial;
  • Ofrim i zgjidhjeve inxhinierike me qëllim plotësimin e nevojaveve dhe kërkesave të klientëve;
  • Monitorim dhe informim rreth ecurisë së tregut dhe konkurencës;
  • Zhvillimi dhe zbatimi i planit të punës në funksion të objektivave të kompanisë;
  • Raportime periodike tek drejtuesit.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomë Universitare në Inxhinieri Mekanike, Elektrike;
  • Përvojë e mëparshme në pozicione të ngjashme (e preferueshme në segmentin industrial);
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze + MS Office;
  • Njohuri të mira teknike dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur;
  • Të zotërojë patentë të klasit B dhe gadishmëri për të udhëtuar.

Të dhënat:

Pozicioni: Inxhinier Shitjesh (Patentë Ndërkombëtare);
Pagesa: Ndër më të mirat në treg;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen:16.05.2018.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al
 


Apply
Back
Top