• Tirane, ofroj vend pune Specialist/e Senior Kontabël

EPPC Albania kërkon një Specialist/e Senior Kontabël për klientin e saj i cili është kompani ndërkombëtare, lider boteror ne sektorin e Sherbimit te Klientit.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Mbyllja dhe Raportimi - Sigurimi i raportimit financiar të saktë dhe në kohë dhe bashkëpunimi me departamentet e tjera për të siguruar një shërbim të plotë financiar. Menaxhimi i mbylljeve mujore si dhe plotësimi i detyrave për mbylljet tre mujore dhe vjetore.
  • Proceset e Kontabilitetit - Zhvillimi dhe ruajtja e parimeve, praktikave dhe procedurave efikase të kontabilitetit, në përputhje me GAAP-të (parimet e kontabilitetit përgjithësisht të pranuara), IFRS-të, tatimet vendore dhe procedurat e Grupit. Menaxhimi Aseteve Fikse dhe monitorimi i inventarit.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

  • Diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Dega Financë – Kontabilitet;
  • Minimumi 5 vite eksperiencë pune si kontabiliste;
  • Përdorimi i programit financiar Navision; (e preferueshme)
  • Njohuri shumë të mira teknike në fushën e kontabilitetit – local GAAP, IFRS, taksat.
  • Aftësi komunikuese dhe organizative;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze dhe Italiane

Të dhënat

Pozicioni: Specialist/e Senior Kontabël;
Vendndodhja: Tiranë / Qendër;
Orari: 40 orë në javë;
Pagesa: Shumë e mirë;
Raporton: Shefi i Kontabilitetit;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 30Mars 2018.

Si të aplikoni

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top