• Emiratet e Bashkuara, Dubai - MENAXHER/E FINANCE

ADMC_INTERNATIONAL_cover2financ.jpg


MENAXHER/E FINANCE

ADMC International është një kompani ndërtimi e shtrirë në vendet më të zhvilluara të botës si Dubai, Doha Katar, Zeland e Re.
Themeluar që prej vitit 2000 ajo është kthyer në firmën ndërkombëtare më dinamike
ndër kompanitë e ndërtimit për strukturat e hekurit për kallëpe dhe betonim duke përfunduar projekte të mëdha
si Stadiumi i Lojërave Olimpike në Greqi, metro në Qatar (Qatar Rail), aeroport në Qatar si edhe shumë projekte të tjera.

ADMC International shpall vende të lira pune për Menaxher Financiar në:
Emiratet e Bashkuara, Dubai.

Kriteret qe duhet te plotesoje kandidati:
· Të mos ketë masë ndëshkuese nga shteti shqiptar.
· Bachelor/Master në degën Financë, Kontabilitet, Ekonomik
· Të ketë experiencë pune të mëparshme në këtë fushë, me detyrë analist financiar.
· Të ketë pashaportë të vlefshme për 2 vjet nga data e fillimit të punës.
· Të ketë njohuri shumë te mira ne gjuhën angleze.
· Të njohe mire softuerin financiar.

Detyrat dhe Pёrgjegjёsit

· Sigurimi i raporteve financiare dhe interpretimi i informacionit financiar për stafin menaxhues duke rekomanduar kurse të mëtejshme të veprimit
· Këshillimi për aktivitetet e investimeve dhe ofrimi i strategjive që duhet të ndërmarrë kompania
· Ruajtja e shëndetit financiar të organizatës.
· Analiza e kostove, çmimeve, kontributeve të ndryshueshme, rezultatet e shitjes dhe performancën aktuale të kompanisë në krahasim me planet e biznesit.
· Zhvillimi i trendeve dhe parashikimeve për financat e firmës.
· Kryerja e rishikimeve dhe vlerësimeve për mundësitë e reduktimit të kostos.
· Mbikëqyrja e operacioneve të departamentit të financave, caktimi i qëllimeve dhe objektivave, dhe hartimi i një kornize për t'u përmbushur.
· Menaxhimi i përgatitjes së buxhetit të kompanisë.
· Ndërlidhja me auditorët për të siguruar mbikëqyrjen e duhur të financave të kompanisë.
· Bashkëpunimi me departamente të ndryshme, duke diskutuar planet e kompanisë dhe duke rënë dakord për rrugët e ardhshme që duhet të merren.
· Kujdesi i politikave të ADMC dhe zbatimi i proçedurave të proçesit të zbatueshëm.

Kompania siguron kushte shumë të mira per punonjesit:
- ushqim dhe fjetje të paguara nga kompania,
- biletë avioni vajtje ardhje
- 30 ditë pushimi të paguara për kontrate 1 vjeçare pune,
- transport nga shtëpia në punë dhe anasjelltas si edhe
- shendetesia e paguar nga kompania.

Dokumentacioni i nevojshem:
· CV + 2 photo
· Pashaporta
· Diploma
(dokumentacioni I metejshem do te plotesohet prane zyrave tona)

Jeni të interesuar për te punuar ne nje kompani internacionale? Atëherë ne ju mirëpresim ti bashkoheni stafit tone!
Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: o.raufi@admc-usa.com ose te paraqiten prane zyrave tona ne Rrugen Abdyl Frasheri prane KMY dhe vesa Center pallati jeshil kati i 1.

 


Apply WhatsApp
Back
Top