• Tirane, ofroj vend pune Market Research Analyst

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një ndër grupeve private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industrial, miniera e metalurgji, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

MARKET RESEARCH ANALYST

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
[AT1]


  • Kryen analizën e tregut për projekte të ndryshme të Corporate Project Department, sipas sektorëve që Grupi operon dhe/ose planifikon të operojë, sektor të cilët përfshijnë (po nuk limitohen) turizmi, real estate, retail, bujqësi, burime natyrore, ndërtim, etj;
  • Investigon faktorët makroekonomik dhe mikroekonomik të sektorit ku bën pjesë projekti;
  • Zhvillon vlerësime mbi konkurrencën dhe çmimet aktuale të tregut;
  • Përgatit projeksionet mbi çmimet optimale të shitjes, numrin e njësive për t’u shitur duke marrë në konsideratë faktorët makro-ekonomik dhe mikro-ekonomik të tregut;
  • Përgatit projeksionet mbi të ardhurat potenciale vjetore që projekti do realizojë pasi të aktivizohet si dhe analizën SWOT të tij;
  • Ofron ekspertizë dhe know-how në vlerësimin dhe inicimin e projekteve të Corporate Project Department;
  • Është pjestar i Grupit të punës me në krye Drejtorin e Corporate Project Management që vlerëson, analizon, dhe zhvillon projektet ose bizneset nën portofolin menaxhues të Departamentit;
  • Përgjegjës për arritjen e objektivave të parapërcaktuara në përputhje me qëllimin, kohën dhe buxhetin e parashikuar;
  • Kryen cdo gjë tjetër brenda fushës së ekspertizës që i kërkon Drejtuesi i Corporate Project Management.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diplomë Master në Administrim Biznesi;

Eksperiencë Pune: Minimumi 5 vjet eksperiencë pune në pozicione të ngjashme në marketing, kërkime dhe analiza;

Aftësi:


  • Aftësi për të punuar në ekip multidisiplinor, nën stres dhe aftësi për të respektuar afatet;
  • Aftësi për punuar në disa projekte njëkohësisht;
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, të menduarit strategjik dhe organizativ;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze në të shkruar dhe në të folur;
  • Integritet të lartë, komunikim të shkëlqyer ndërpersonal, dhe i kujdesshëm ndaj detajeve.

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
Ju lutemi, gjatë aplikimit specifikoni në titullin e emailit pozicionin për të cilin interesoheni.
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 20 Prill 2018




JU MIRËPRESIM!

[AT1]






Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top