• Tirane, ofroj vend pune Konsulent shitje nga telefoni

Eppc Albania kërkon një konsulent/e për shitje nga telefoni për klientin e saj, kompani italiane lider në fushën e mjekësisë .

Fokusi i pozicionit:

Roli i kësaj konsulent-it/es do të jetë ai i të kontaktuarit nëpërmjet telefonit dhe chat-it me klinetët potencialë me qëllim finalizimin e një marrëveshje bashkëpunimi.

Përgjegjësitë Kryesore:


  • Prezantimi dhe promovimi i shërbimeve të kompanisë klientëve potencialë;
  • Negocimi me klientët me qëllim plotësimin në mënyrë efikase të nevojave dhe kërkesave të tyre;
  • Bashkëpunim i vazhdueshëm me agjentët e shitjes në terren ;
  • Ofrimi i informacionit të detajuar klientëve të interesuar nëpërmjet chat-it;

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomë Universitare në Mjekësi / Biologji ( e preferueshme );
  • Eksperiencë e mëparshme në pozicione të ngjashme;
  • Të zotërojë shumë mirë gjuhën Italiane, të folur dhe të shkruar;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi .

Të dhënat:

Pozicioni: Konsulent/e shitje nga telefoni;
Vendndodhja: Tiranë;
Pagesa: Shumë e mirë;
Kontrata: 40 orë në javë;
Aplikimet mbyllen: 27.04.2018

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail[SUP]-it[/SUP]: recruitments@eppc.al
 


Apply
Back
Top