• Tirane, ofroj vend pune Drejtor Prodhimi në Fabrikë (Industri Tekstile)

EPPC Albania kërkon një Drejtor Prodhimi në Fabrikë, për një kompani të konsoliduar ndërkombëtare që përfaqëson një ndër BRAND-et më të njohura në botë të veshjeve sportive.

Përgjegjësitë Kryesore:

1. Mbikëqyr procesin e prodhimit duke siguruar prodhimin në kohë, me cilësi dhe me kosto efektive;
2. Planifikon dhe organizon punën dhe proceset ne fabrikë;
3. Vlerëson kostot e prodhimit;
4. Vendos dhe ndjek standardet e cilësisë;
5. Kontrollon zbatimin e programeve të kontrollit të cilësisë;
6. Mbikëqyr, drejton, motivon dhe vlerëson performancën e stafit;
7. Përgjegjës për funksionimin dhe mirëmbajtjen e makinerive;
8. Siguron ndjekjen e udhëzimeve të shëndetit, mjedisit dhe sigurisë;
9. Siguron blerjen e drejtpërdrejte të lëndëve të para dhe materialeve të paketimit.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Diplomë Universitare në Inxhinieri Tekstile ose Mekanike;
· Përvojë pune mbi 5 vjet si përgjegjës ose drejtues në prodhim; (eksperienca drejtuese në tekstil përbën avantazh);
· Njohje të shkëlqyer të gjuhës Italiane;
· Njohuri të mira të materialeve dhe lëndëve të para në procesin e tekstilit; (e preferueshme)
· Përvojë në planifikimin dhe monitorimin e prodhimit;
· Njohuri të mira të paketës MS Office;
· Aftësi drejtuese, komunikuese dhe të menduar analitik.

Të dhënat:

Pozicioni: Drejtor Prodhimi;
Vendndodhja: Autostradë;
Orari: 44 orë në javë;
Raporton: Drejtori i Përgjithshëm;
Pagesa: Në nivel drejtuesi;
Aplikimet mbyllen: 7.04.2018.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail[SUP]-it[/SUP]: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë
 


Apply
Back
Top