• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Finance

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpermjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punes vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kerkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të sukseshme që operon në Shqipëri në fushën e ndërtimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

MENAXHER FINANCE

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE
Menaxheri i Financës është përgjegjës për të gjitha aspektet e menaxhimit financiar dhe fiskal të operimeve të kompanisë. Siguron udhëheqje dhe koordinim në ҫështje administrative, planifikim biznesi, ҫështje të kontabilitetit dhe buxhetit të kompanisë.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË


  • Propozon dhe vlerëson programet financiare si dhe suporton sistemin informativ të kompanisë duke përfshire buxhetimin, programet e shitjeve;
  • Ndihmon në zhvillimin dhe drejtimin e performancës së përgjithshme të biznesit dhe përmiresimin e fitimeve;
  • Aprovon dhe koordinon ndryshime dhe përmiresime në sistemin e drejtimit financiar për kompaninë;
  • Zhvillon dhe drejton zbatimin e planeve strategjike dhe/ose operacionale të biznesit, projekteve, programeve dhe sistemeve. Është një partner i rëndesishem biznesi për ekipin manaxherial të kompanisë, duke i këshilluar dhe kontribuar në lidershipin e përgjithshëm të kompanisë;
  • Ndërvepron me manaxheret e tjerë për të siguruar suport konsultativ për të planifikuar iniciativa përmes analizave financiare dhe të informacionit manaxherial, raporteve dhe rekomandimeve;
  • Menaxhon proceset e kontrollit të brendshëm për të mbrojtur asetet e kompanise dhe raportimin financiar;
  • Menaxhon procesin e raportimit financiar tek Bordi Drejtues duke u fokusuar në performancën financiare të kompanisë dhe të projekteve të saj;
  • Planifikimi dhe sigurimi i fondeve për pagesa sipas planit të aprovuara të pagesave;
  • Përgatitja e pasqyrave financiare në fund të muajit, analiza kostosh, analiza shitjes, cash flow etj;
  • Mbikqyr buxhetete e ҫdo shërbimi ose produkti dhe siguron që kostot aktuale janë përllogaritur me korrektesi. Si rrjedhim manaxhon dhe kontrollon fitimin e projektit;
  • Koordinon përgatitjen e raporteve financiare, analizave dhe raportet informuese;
  • Drejton stukturën organizative të departamentit;
  • Miraton detyrat për çdo pozicion pune;
  • Planifikon nevojat për trajnim të stafit;
  • Përgatit vlerësimin e performancës për punonjësit që janë në varësi të tij;
  • Orienton vartësit në procesin e punës, jep feedback në mënyrë të vazhdueshme për ta;
  • Propozon ngritje në detyrë dhe promovime të personelit që ka rritje profesionale në punë;
  • Zhvillon dhe implementon procedura financiare, kontable, faturimi dhe auditimi;
  • Krijon dhe ruan masa të duhura për kontrollin e brendshëm;
  • Analizon marzhin operacional, kontrollin e kostos dhe shpenzimeve për të udhëzuar drejtuesit e biznesit;
  • Përgatitja e pasqyrave të konsoliduara;
  • Ndjekja e marrëdhënieve me auditoret e jashtëm dhe të brendshëm;
  • Detyra të tjera të caktuara;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diplomë Universitare në Finance/Kontabilitet);

Eksperiencë Pune: Minimumi 5 vjet eksperience ne biznes dhe/ ose kontabilitet;

Aftësi:

  • Njohuri shumë të mira të komputerit dhe paketës Office
  • Njohuri shumë të mira të Financës 5
  • Njohuri shumë të mira në fushën e kontabilitetit
  • Aftësi kontrolluese

  • Aftesi te larta analitike, rezistues ndaj stresit

  • Aftësi menaxhuese
  • Aftësi shumë te mira komunikimi
  • Aftësi në përgatitje raportesh
  • I vet motivuar në punë
  • I orientuar nga objektivat
  • Të jetë fleksibël, edhe në rastet kur i ngarkohen detyra të tjera

  • Njohuri te mira të gjuhës angleze
  • Vetemotivues, i afte te drejtoje dhe te motivoje stafin

Mirepresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 20 Mars 2018




JU MIREPRESIM!



Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top