• TIA ofron vend pune Agjent ne Sherbim te Pasagjerit/Klientit

tia_header.gif


Tirana International Airport SHPK (“TIA”) kërkon të punësojë:
AGJENT NË SHËRBIM TË PASAGJERIT/KLIENTIT
(PUNËSIM SEZONAL)

i cili do të raportojë tek Supervizori i Turnit i Terminalit.

Detyrat kryesoredhe përgjegjësitë e pozicionit:
(Vetëm për udhëzim. Përgjegjësitëe përmendura më poshtë mund të ndryshojnë në momentin e rekrutimit.)

  • Përgjegjës për të kryer proçesin e check-in në përputhje me standartet e TIA-s dhe të linjave ajrore
  • Përgjegjës për të kontrolluar dokumentat e pasagjerëve (pasaportë, leje qëndrimi, etj) në përputhje me kërkesat e vendit të destinacionit
  • Përgjegjës për të peshuar bagazhet dhe në rast të tejkalimit të peshës ta adresojë pasagjerin tek linja ajrore
  • Kryen proçesin e imbarkimit
  • Shoqëron minorenë të pashoqëruar nga të afërmit sipas proçedurave të linjës ajrore
  • Përgjegjës për të kryer proçesin e check-in për pasagjerë me lëvizshmëri të kufizuar dhe të kordinojë transportin e tyre tek avioni me Njësinë e Ndihmës së Shpejtë
  • Përgjegjës për të dhënë informacion dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve tek Tavolina e Informacionit (në terminal dhe zonën e tranzitit)

Aftësite e kërkuara:

  • Diplomë Universiteti
  • Njohuri shumë të mira të programeve te Microsoft Office
  • Aftësi për të punuar në mënyre efektive si pjesë e grupit
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërpersonale
  • Njohuri te gjuhës Angleze në nivel mbi mesataren
  • Aftësi për të punuar nën stres dhe për t’u përgjigjur në situata emergjente
  • Përkushtim për të ofruar shërbim të standarteve të larta
  • I/e gatshëm/e të punojë me 3 turne


Për të aplikuar për këtë pozicionaplikantët duhet të plotësojnë Formularin e Aplikimit, i cili mund të gjëndettek faqja e internetit: www.tirana-airport.com dhe të dërgohet me postë elektronike së bashku me një CV të kohëve të fundit në: jobs@tirana-airport.com,ose tek recepsioni i Godinës së Administratës (Rinas).

Data e mbylljes së aplikimeve 10 Tetor 2021

Departamentii Burimeve Njerëzore do të kontaktojë për intervistë vetëm aplikantët ekualifikuar.
 


Apply WhatsApp
Back
Top