• Tirane: Jepet me Qera Ambient Biznesi/Dyqan,i përshtatshëm për veshje, kepucë, shërbime telefonie, exchange, fast-food/grill etj, kati nivel trotuari,

Cmimi Euro
400
Jepet me Qera; Dyqan/Njesi Tregtare, Sipëfaqe e brendshme 60m[SUP]2[/SUP], tek Rr. "Idriz Dollaku",
Njësia tregtare/Dyqani gjendet në një pallat të ri 8-katësh, me dy kate parkim dhe një kat (përdhes) për shërbime/aktivitete tregtar.
Rr."Idriz Dollaku" dhe zonapërreth është me një intensitet të lartë ndërtimesh të reja, kryesisht pallate me shumë kate, duke sjellë një rritje të menjëhershme të popullsisë, si dhe të shumë aktiviteteve të ndryshme shërbimesh dhe tregtare.
Pozicioni i pallatit ku gjendet Njësia/Dyqani ndodhet në të majtë të Rr."I. Dollaku", rreth 250m (3-minuta këmbë) larg nga aksi i Rr."Ali Demi" dhe i stacionit të autobuzit ish-Uzinës tek Fusha "Ali Demi". Gjithashtu është shumë afër me Urën e Brrylit rreth 8-minuta në këmbë. Rr. "I. Dollaku" është e rehabilituar dhe e sitemuar me trotuare dhe ndriçim dhe ka një densitet të lartë popullsie.
Njësia tregtare/Dyqani ka një sipërfaqe prej 60m[SUP]2[/SUP] dhe është nga ana ballore e rrugës "I. Dollaku" buzë trotuarit. Njësia është ambient i ri i pa konsumuar dhe i kompletuar me instalimet elektrike, ka një banjo të kompletuar edhe me bolier-funksionale, është me pamje ballore nga ana e rrugës. Forma e pronës i përafrohet asaj drejkëndore (me përmasat 6-7m gjërësi-pamja ballore dhe rreth 9m thellësi-gjatësia) dhe lartësia/kubatura mbi 3.5 m e lartë, ndërsa banjo është në thellësi/në fund pak e spostuar në të djathtë të hapësirës, duke mos rënë në sy kur futesh në dyqan. Dyshemejaështë e shtruar me pllaka cilësore ngjyrë gri pak të errët dhe muret të suvatuar dhe patinuar, e të lyer me ngjyrë të bardhë.
Pamja ballore/që sheh nga rruga/trotuari(lokali është nga lindja)është në pjesën më të madhe prej xhami (flete xhami) dhe derën kryesore hyrëse prej xhami. Pjesa e fasadës së xhamit është me përmasat rreth 6-7m e gjerë dhe 3m e lartë, duke i dhënë një mundësi vizibilitetiti të lartë nga brenda-jashtë dhe e kundërta, si dhe mundëson futjen e dritës natyrale. Kjo hapësirë xhami mbyllet me qepena të plotë të komanduar me çelës për ulje-ngritje.
Shfrytëzimi i mëparshëm dhe aktualisht: Më parë ky ambjent është shfrytëzuar për pak vite nga kompania EHV-si dyqan sallamerie dhe mishi, ndërsa aktualisht është bosh dhe mund të jepet me qera menjëherë.
Destinacionet e mundshme: Ky ambjent mund të shfrytëzohet për shumë destinacione/aktivitete biznesi: si shumë i volitshëm për tu përdorur si dyqan/njësi rrrobash/veshjesh të ndryshme, këpucësh, për kancelari/kinkaleri, si dyqan shërbimesh (telefonie, postare, financiare, exchange etj), dyqan syzesh, dyqan kompjuterash, interneti, ambient për mësime kursesh gjuhëve të huaja etj, gjithashtu është mjaft i përshatshëm (pasi nuk ka në këtë rrugë) edhe për fast-food, soufllaqe, grill, etj.
Mundësi shfrytëzimi edhe trotuari përpara: pasi trotuari është shumë i gjërë, i gjelbëruar, i ndriçuar dhe në të mund të vendosen nga 2 deri në 6 tavolina.
Qeraja Mujore: jepet me qera mujore neto 40'000 Leke të reja/muaj neto, pa përfshir 15% dhe jepet për afatgjatë, por jo më pak se një vit, me kontratë të rregullt.
Adresa: Në rrugën Idriz Dollaku, afër degëzimit/rrugës së burgut të grave, Tirane. adgss
Cel: 069 62 81 433 adgss
*******************************
A&D General Services Studio (
A&D.G.S.S-Imobiliare)
Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
St.Unazës pranë Ministrisë së Shëndetësisë, Tiranë
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
Email: adstudiosherbimesh@gmail.com
 


Contact WhatsApp
Back
Top