• Tirane, ofroj vend pune Këshillues Klienti

EPPC Albania kërkon Këshillues Klienti në sektorin Hidraulik dhe të sistemeve ngrohje-ftohje, për klientin e saj, një ndër kompanitë më të konsoliduara në vend në sektoret: Ndricues; Elektrike, Hidrosanitare, Hidraulike.

Detyrat:

  • Mirëpret klientët, kupton nevojat e tyre dhe i ndihmon në gjetjen e paisjeve hidraulike për të cilat ata janë të interesuar;
  • Ofron këshillim ndaj klientëve për t’i përmbushur nevojat dhe kërkesat e tyre;
  • Finalizon procesin e shitjes për paisjet hidraulike.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomë e shkollës së mesme profesionale, dega: Hidraulik ose diplomë në Inxhinieri Elektrike/Mekanike; (e preferueshme)
  • Minimumi 1 vit eksperiencë të mëparshme në fushën e shitjeve;
  • Njohuri të mira të paisjeve hidraulike;
  • Paraqitje profesionale dhe të jetë i orientuar drejt shërbimit ndaj klientit dhe arritjes së objektivave;
  • Të jetë person energjik, pozitiv dhe i motivuar;
  • I gatshëm të punojë me turne.

Të dhënat:


  • Pozicioni: Këshillues Klienti;
  • Vendndodhja: Tiranë;
  • Raporton tek: Menaxheri i dyqanit;
  • Pagesa: Shumë e mirë; (Fikse + Bonuse)
  • Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
  • Aplikimet mbyllen: 12 Maj 2018.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al. Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen
 


Apply
Back
Top