• Tirane, ofroj vend pune Arkitekt - Menaxher Projektesh

“Atelier 4"shpk është në kërkim të një Arkitekti/e – Menaxher/e Projektesh

Roli i tij/i e saj do të jetë të udhëheqë ekipin projektues përgjatë gjithë gjithë fazave të projekteve, të përfaqësoje studion para klientit, të arrijë objektivat e projekteve që lidhen me cilësine dhe afatin kohor.

Kriteret e Kerkuara:

· Të ketë mbaruar studimet e larta për Arkitekture.
· Të ketë minimumi 10 vjet përvojë pune të natyrës së lartpermendur (të deshmuar me reference nga punëdhënesi i mëparshëm) .
· Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse
· Të ketë përgjigjshmëri të plotë profesionale dhe fleksibilitet në orar.
· Njohje shumë e mirë e legjislacionit për urbanistikën;
· Aftësi të shkelqyera komunikimi.
· Aftësi për të sygjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
· Aftësi për të punuar në skuadër;
· Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh;
· Të ketë aftesi shumë të mira kompjuterike në përdorimin e programeve baze të Arkitekturës: Acad 2D & 3D, Adobe Photoshop, Microsoft Office etj. Perdorimi i programit Revit eshte vlere e shtuar per çdo aplikues.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në dhe portfolion ne adresen info@atelier4.al. Pas selektimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Ju mirepresim

Atelier 4
 


Apply
Back
Top