• Tirane, ofrohet Teknik Ashensori

Tirane, ofroj vend pune Montues/Teknik Ashensori Elektrik & Mekanik


Smart Group Albania
Departamenti Montimit


Pozicioni: Montues & Asistent Montimi
Smart Group eshte grup i ri investimi ne sektorin e ashensoreve ne Shqiperi dhe Kosove. Ne kuadrin e zgjerimit te departamentit te montimit, Smart Group kerkon te punesoje individe me intergritet dhe deshire per pune . Konkursi eshte per 5 (pese) vende pune :
Montues Mekanik & Elektrik- Pese (5) vend pune – Niveli Specialist
Asistent Montimi – Pese (5) vende pune pune

Detyrat dhe pergjegjesite kryesore te Montuesit Mekanik dhe Elektrik:
• Eshte pergjegjes per instalimin mekanik dhe elektrik te ashensoreve Smart Lift .
• Fillon ndjekjen e punes dhe eshte pergjegjes per procesin qe nga shkarkimi deri ne momentin e perfundimit te instalimit te ashensorit dhe dorezimin e tij ne menyre funksionale
• Kujdeset ne mneyre qe cilesia e montimit te jete brenda te gjitha parametrave te kerkuar nga Smart Lift dhe sipas certifikimit perkates te secilit produkt
• Gjate procesit te montimit ben adaptime te vogla te struktures apo kafazit te ashensorit per te realizuar montimin e ashensorit ne menyren e duhur
• Punon dhe respekton te gjitha rregullat e sigurimit teknik ne pune dhe eshte i kujdesshem per veten dhe koleget.
• Mbeshtet ekipet e tjera te mirembatjjes apo riparimeve kur kjo eshte e nevojshme
• Eshte fleksibel dhe realizon dhe te tjera detyra qe i percaktohen nga supervizori direkt dhe menaxhimi i kompanise
• Raporton tek udheheqesi i departamentit te montimit.
• Adaptohet kultures se punes, rregullave dhe menyres se punes ne smart group
• Raporton ne menyre periodike ne lidhje me progresin e punes se tij dhe te asistentit perkates.
• Te punoje shume mire ne grup duke stabilizuar dhe mbajtur raporte te shkelqyera, duke ndihmuar dhe mbeshtetur ekipin.

Aftesite e domosdoshme :

- Te kete te eksperience ne montime mekanike dhe elektrike te ashensoreve elektrik dhe hidraulik. Eksperienca me ashensoret do te konsiderohet avantazh
- Te kete referenca per punet e kryera
- Te jete ne gjendje te lexoje skemate mekanike dhe elektrike te ashensoreve
- Te kete nje leje te vlefshme drejtimi automjeti
- Njohurite e gjuhen angleze do te konsiderohen avantazh
- Aftesi te krijoje dhe te mbaje raporte shume te mira me investitoret dhe koleget, te punoje mire ne grup.
-Aftesi shume te mira komunikuese dhe nderpersonale.
- Vemendje ndaj detajeve dhe precizion. Te jete i pergjegjshem per punen e tij dhe gatishmeri per orar fleksibel.
- I gatshem te punoje jashte Tiranes dhe jashte Shqiperise.

Detyra, pergjegjesite kryesore dhe aftesite e domosdoshme te Asistentit te Montimit jane te ngjashme me ato te Montuesit. Ndryshimin e ben niveli i eksperiences ne montim.

Kandidateve qe do te thirren ne interviste do tu kerkohet te sjellin dhe keto dokumente shtese:
- Deshmi penaliteti
- Kopje te patentes
- Referenca nga punedhenesit e meparshem

(Informacionet jo te verteta ne cdo faze te procesit te aplikimit do te sjellin skualifikimin e menjehershem te kandidatit. Ne momentin qe dergojne CV-per te aplikuar, kandidatet i japin automatikisht te drejten Smart Group, te mbledhe informacion ne lidhje me eksperiencat e meparshme te tyre).

Vetem kandidatet me te pershtashem do te thirren ne interviste. Kandidatit te punesuar do ti jepet mundesia per nje kontrate pune.

Te interesuarit te dergojne CV-te e tyre, duke specifikuar pozicionin e punes per te cilin aplikojne, brenda dates 15 Mars 2018, ne adresen e emailit: smartgroupalbania@gmail.com

Faleminderit
Smart Group Albania
 


Apply
Back
Top