• TIA ofron vend pune Asistent i Ndihmes se Shpejte (Infermier)

tia_header.gif

Tirana International Airport SHPK (“TIA”) kërkon të punësojë:
ASISTENT TË NDIHMËS SË SHPEJTË
(PUNESIM SEZONAL ME AFAT TE PERCAKTUAR)

i cili do të raportojë tek Mjeku i Kompanisë.

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë e pozicionit:
(Vetëm për udhëzim. Përgjegjësitë e përmendura më poshtë mund të ndryshojnë në momentin e rekrutimit.)

  • Përgjegjës për të ofruar ndihmën e parë në mjediset e aeroportit
  • Përgjegjës për të dhënë ndihmë të veçantë të gjithë udhëtarëve me pamundësi dhe lëvizshmëri të kufizuar
  • Të sigurojë dhe administrojë/japë disa ilaçe (në përputhje të plotë me ekperiencën profesionale individuale) për detyrat e ndihmës së parë
  • Përgjegjës për të marrë pjesë në proçedurat e emergjencës në rast aksidentesh ajrore dhe emergjencë zjarri në aeroport

Aftësite e kërkuara:

  • Diplomë Universiteti në Infermieri
  • Leje për ushtrimin e profesionit të infermierit
  • Leje drejtimi automjeti
  • Të paktën 1 vit përvojë pune si infermier (preferohet)
  • Aftësi shumë të mira komunikimi me njerëzit
  • Nivel mesatar i Anglishtes
  • I gatshëm të punojë me 3 turne
  • Aftësi për të përdorur forcën për të lëvizur dhe ngritur udhëtarët me aftësi të kufizuara


Për të aplikuar për këtë pozicion aplikantët duhet të plotësojnë Formularin e Aplikimit, i cili mund të gjëndet tek faqja e internetit: www.tirana-airport.com dhe të dërgohet me postë elektronike së bashku me një CV të kohëve të fundit në: human-resources@tirana-airport.com, ose tek recepsioni i Godinës së Administratës (Rinas).

Data e mbylljes së aplikimeve 25 Shkurt 2018

Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë për intervistë vetëm aplikantët e kualifikuar.
 


Apply WhatsApp
Back
Top