• Tirane,Me Qera Ambjent Biznesi, ideale për supermarket, klinike dentare, call-center, etj, Kat I, Sip.brend 230m², Verande 130m², Qera 70'000Lek-reja/

Cmimi Euro
700
Jepet me Qera: Njësi Tregtare/Ambjent me sipërfaqe të brendshme 230m[SUP]2[/SUP], dhe verandë në dy anët rreth 130m[SUP]2[/SUP], në katin e parë/përdhes buzë trotuarit/rrugës në një Ndërtesë komplekse me 4-kate teknik, 3-kate mbi tokë dhe një nën-tokë, në Rr. "Pasho Hysa" 400m larg ish-markatës "Ali Demi"/sot Banka Credis, Big-Market etj..
Në një Ndërtesë të re (2012) me 3-kate, mbi tokë dhe një katë nën nivelin e trotuarit/rrugës. Ndërtesa, ka 2-katet e sipërme banim dhe kati parë/përdhesë sipërfaqe tregtare, dhe një nëntoke parkim/bodrum. Vend-ndodhja Ndërtesës: Në një zonë të njohur shumë pranë ish-markatës dhe rrugës "Ali Demi", në Rrugën "Pasho Hysa" 400m nga ish-markata/sot Big-Market, Banka Credins etj. Ndërtesa është pozicionuar në krahun e djathtë buzë trotuarit të rrugës "Pasho Hysa" kur nisesh nga ish-markata "Ali Demi", në pjesën në ngjitje rrethë 600m, larg/pa shkuar tek depot e ujit dhe kryqëzimi me 3-rrugët e tjera atë; "Mihal Grameno", "Pjetër Budi" dhe "Fuat Toptani".
Rruga "Pasho Hysa" në pjesën më të madhe të sajë ka pjerrësi të lehtë, është e rehabilituar plotësisht me trotuare, drita, gjelbërim etj, dhe është kryesisht me ndërtesa të reja 3-4 kateshë. Në të dhajthë të rrugës gjendet një sipërfaqe e madhe trualli, e cila është e destinuar për ndërtimin e disa komplekse për banim. Ndërtesa ka një pozicion të shtrirë buzë rrugës nga veri-lindje-trotuari(nga ku janë hyrjet kryesore) e jug/perëndimi, gjendet në një zonë të pastërt, të kulluar dhe me shumë ajrosje dhe diell.
Njësia/Bar-Kafe/Prona në Shitje: Ambjenti është me sipërfaqe të brendëshme 210m[SUP]2[/SUP], formë drejtëkëndëshe (afërsisht 16m x 13m) me 4-kollona në mes të hapsirës/sallës, fasada hyrëse nga trotuari është me vetratë duralumini dopio-xhamme, si dhe dera-hyrse prej xhami, pjesa që mundëson dritën natyrale(afërsisht 14m gjërë x 3.5m lartë), si dhe ana e kundërt e hyrjes, pjesa jug-perëndimore gjithashtu është në pjesën më të madhe me vetratë xhami duralumin, lartësia e brendëshme e Njësisë është 4m. Muret të suvatuara, poshtë i shtruar me pllaka ngjyrë bezhë të hapur, i kompoletuar me banjo të brendeshme në fund të hapsirës, tavani me punime gipsi, me të gjitha sistemet funksionale; elektrik, ndriçim, hidraulik, me sistem aspirimi, fonie, survejimi etj.
Pjes funksionale e Njësisë janë edhe verandat; ajo para derës kryesore hyrëse/buzë trotuarit (veri/lindje) me sipërfaqe rrethë 75m[SUP]2[/SUP], e cila është në të njëjtin nivel me pjesën e brendëshme të Lokalit dhe është e mirë-sistemuar, si dhe veranda tjetër nga mbrapa (jug/perëndimi) rrethë 35m[SUP]2[/SUP] e mbuluar me panele-sanduiç.
Pozicioni/Pamja Njësisë/Ambjentit Tregtar Eshtë i njëjtë me atë të Ndërtesës, pasi Njësia zë afërsisht të gjithë njollën e ndërtimit të katit përdhesë. Pozicion, i cili shikohet lehtësisht nga rruga dhe Lokali/Njësia është me shumë dritë natrale dhe e ajroshme.
Cilësit e veçanta të Njësisë/Ambjentit Tregtar: -përmasat relativisht të medha dhe me 2-veranda mundësojne një kapacitet mbajtës relativisht të bollshëm, -fasadat e mëdha dhe me shumë dritë dhe ajrosje natyrale, -pozicioni në Ndërtesë dhe në zonë është lehtësisht i gjetshëm dhe i dukshëm, -ambjenti/Lokali është i ri dhe ndërtim mjaft cilësor e me kubaturë të lartë,-mundëson përshtatjen për shumë lloje aktiviteti..etj
Shfrytëzimi i mëparshëm e aktual: Ka pak vite që funksionon si Lokal Bar-Kafe dhe aktualisht është në funksion/shërbim.
Destinacionet e mundëshme: Njësia mundëson shfrytëzimin për shumë lloje aktivitetesh si; -Lokal Bar-Kafe dhe Restorant, -si supermarket për tregtimin e artikujve ushimore dhe jo-ushqimore, -si ambjente shërbimi për klinikë mjeksore, klinikë dentare, laboratore, estetike-parukeri,-si ambjent për call-centre, rrobaqepsi ...etj.
Jepet me Qera Kryesisht: për supermarket për tregtimin e artikujve ushimore dhe jo-ushqimore,për shërbime për klinikë mjeksore, klinikë dentare, laboratore, estetike-parukeri,-për ambient call-centre, -per fasoniste rrobaqepsi, kepucari etj. Nuk jepet për Lokal Bar-Kafe
Dokumentacioni; Çertifikatë Pronësie dhe për Qerane mbahet Kontratë Qeraje
Vlera Qerasë: Jepet me 70'000 Lek-reja/muaj neto.
Adresa: Rr."Pasho Hysa", 400m nga ish-markatës "A.Demi"/sot Big-Market, Banka Credins dhe 600m, larg nga depot e ujit dhe kryqëzimi me rrugët; "Mihal Grameno", "Pjetër Budi" dhe "Fuat Toptani" Tiranë. adgss
Cel: 0696281433 adgss
*******************************
A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare)
Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
St.Unazës pranë ish-Ministrisë së Shëndetësisë, Tiranë
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
Email: adstudiosherbimesh@gmail.com
 


Contact WhatsApp
Back
Top