• Vlore, ofroj vend pune Instalator &Mirembajtes

E ardhmja është ABCom
Nëse mendoni se keni energjinë e duhur për të sfiduar mundësitë që ofrohen për ju nga ABCom, kompania e parë në Shqipëri, e cila prezanton ekskluzivisht për konsumatorin produktin 3N1, Internet, Televizion Dixhital Kabllor dhe Telefoni Fikse, një mundësi e shkëlqyer vjen për ju.
Ne jemi një kompani që rritet me shpejtësi dhe që vlerëson cdo punonjës me ambicie profesionale, duke sjellë një mentalitet të ri përsa i përket politikave të kompanisë dhe burimeve të saj njerëzore.
Në kuadër të zgjerimit të kompanisë dhe portofolios së produkteve të saj, kompania kërkon të rinj profesionistë me eksperiencë për pozicionin " Teknik &Mirembajtes”, ne qytetin e Vlores.


Përgjegjësitë:

  • Instalimi i kabllit fundor
  • Instalimet ne shtepine e klientit
  • Konfigurimi dhe instalimi i modem-it dhe dekoderit
  • Ç’kycjen fizike te klienteve
  • Riparim te linjave kryesore te shperndarjes
Profili:


  • Diplomë e shkollës së mesme
  • Aftësi shumë të mira komunikimi
  • Aftësi të punojë nën presion.
  • Përgjegjshmëri në kryerjen dhe raportimin e detyrave.
  • Gjendje e mire fizike
  • Te jete i afte per perdorimin e veglave te punes
  • Eksperience ne instalimin e kabllove
  • Eksperience ne berjen e konektoreve
  • Te kete patente
Do të konsiderohet avantazh:

  • Eksperienca pune të mëparshme dhe makine personale
Të nderuar kandidatë, ABCom është një kompani që ofron mundësi të shkëlqyera promovimi dhe karriere. Kjo mund të jetë mundësia juaj.
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Interesi në abcomhr@abcom.al ose në Zyrën e Burimeve Njerëzore të ABCom në adresën:ABCom Shpk, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Kati V, Tiranë.
Për cdo informacion të mëtejshëm ju lutem të vizitoni faqen tonë www.abcom.al
CV do te pranohen deri ne daten 20 shkurt


Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top