• Tirane, ofroj vend pune MENAXHER I MIRËMBAJTJES PËR FLOTË MAKINASH

DIMENSION me një experience 12 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpermjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punes vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kerkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e transporteve, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

MENAXHER I MIRËMBAJTJES PËR FLOTË MAKINSH

QËLLIMI I PUNËS


Drejton aktivitetet e departamentit të mirëmbajtjes për të siguruar që mjetet e rënda të jenë në dispozicion dhe të sigurta në çdo kohë. Mbikëqyr programin e database-in e mirëmbajtjes dhe të sigurojë pajtueshmërinë me politikat dhe rregulloret e kompanisë.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

· Të mbikqyre punën e stafit të mirëmbajtjes së flotës;
· Të analizoje kostot e mirëmbajtjes dhe të ofrojë rekomandime për shfrytëzimin dhe zëvendësimin e flotës;
· Inventari i saktë i gjithë mjeteve të kompanisë;
· Të ndihmojë në zhvillimin e buxhetit të mirëmbajtjes duke siguruar të dhëna në lidhje me kostot dhe matjet e përcaktuara;
· Të komunikojë me menaxhmentin e kompanisë kërkesat e mirëmbajtjes për të siguruar efikasitet maksimal të mjeteve të transportit;
· Të sigurohet që të dhënat e mirëmbajtjes për flotën janë të sakta dhe të përditësuara
· Të negociojë marrëveshje të shërbimit të mjeteve jashtë kompanisë kur është e nevojshme, për të siguruar efikasitetin e kostos së riparimit;
· Shqyrtimet e plota të performancës së stafit dhe identifikimi i kërkesave për trajnim;
· Merr pjesë në rekrutimin dhe përzgjedhjen e personelit të mirëmbajtjes sipas nevojës;
· Përgatitja e raportimit për menaxhmentin sipas nevojës.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të zotërojë diplome universitare në Inxhinieri Mekanike/Transport;

Eksperiencë Pune: Eksperiencë pune mbi 3 vjet në pozicion në rol menaxhimi të flotës së kamionëve;

Aftësi:

· Njohuri shume të mira mbi funksionimin/riparimin e mjeteve të transportit të mallrave ( kokë tërheqëse, trailer);
· Aftësi të forta për zgjidhjen e problemeve;
· Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe orientim në ekip;
· Aftësi kompjuterike në përdorimin e MS Office e sistemet e menaxhimit të flotës;
· Menaxhimi i shkëlqyer i kohës dhe aftësi organizative për të kryer shumë detyra me ritme të shpejta.
Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
Ju lutemi, gjatë aplikimit specifikoni në titullin e emailit pozicionin për të cilin interesoheni.

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 26 Prill 2018



-

JU MIRËPRESIM!


Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top