• Tirane, ofroj vend pune Arkitekt

Balkan Finance Investment Group ështënjë ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dherajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme,shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtareapo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programebesimi për konsumatorët.
Green Coast pjesë e Balfin Group është të kompani e fokusuar nëprojektimin, ndërtimin, vënien në shfrytëzim, administrimin, mirëmbajtjen,operimin e Resorteve Turistike, zhvillimit të Objekteve dhe Fshatrave Turistikedhe njësive të hotelerisë.

Pozicioni: Arkitekt
Departamenti: Arkitekturër
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:

Arkitekti i kantierit është pjesë e stafit teknik të projektit. Arkitekti duhet të njohë shumë mirë projektin dhe specifikimet e tij, duhet të njohë zbatimin, të monitorojë nga afër punimet, sidomos ato të rifiniturës, dhe tëndihmojë zbatimin me zgjidhjet përkatëse.

Detyra dhe Përgjegjësi :

· Mban lidhje të vazhdueshme me studiot e projektimit dhe drejtuesit e projektit.
· Studion dhe njihet me Projektin e Zhvilluar dhe specifikimet e tij.
· Përgatit në kohë vizatime sipas kërkesave të stafit teknik të zbatimit.
· Shkëmben informacionin për punimet arkitekturore, të cilat nënkontraktohen me ofertues/furnizues të mundshëm.
· Analizon vizatimet e ndërtimit përpërputhje me projektet e zhvilluara. Here pas here kryen edhe plotësime.
· Ndihmon ne programimin e proceseve te punimeve arkitekturore, bazuar ne planin kohor të përgjithshëm.
· Bashkëvepron / ndihmon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore.
· Mbikëqyr cilësinë dhe afatet e punimevetë arkitekturës dhe materialeve.
· Harton raporte të ndryshme sipas kërkesës së eprorëve
· Leximi i projekteve të vilave tip, plansistemimit të përgjithshëm, infrastrukturës, specifikimeve teknike, dhe gjithë elementeve të tjerë të projektit.
· Njohja me zbatimin, projektin në terren,strukturën e kompanisë në tërësi, dhe të projektit Green Coast në veçanti.
· Njohja me procedurat e kompanisë, me nënkontraktorët, njohja me kontratat e projektuesve dhe zbatuesve.
· Plotësimi dhe mirëmbajtja e dosjeve të projekteve në bashkëpunim me kolegët.
· Koordinimi me studiot e projektimit dhe klientët.
· Përpilimi i planimetrive të zbatimit tëpunimeve të rifiniturës për një grup vilash, sipas udhëzimeve të eprorëve.
· Hartimi, detajimi i planeve të mobilimit, mobileve, detajeve dhe specifikimet teknike të arredimit.
· Vizatimi i elementëve të ndryshëm të projektit sipas kërkesave të kantierit dhe të projektit.
· Hartimi i raporteve javore për punën individuale.

Edukimi

· Diplomë në Arkitekturë

Eksperiencat e punës:

· Të paktën 5 vjet eksperiencë si në fushën e projektimitdhe të zbatimit

Kualifikime te Tjera

· Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime.

· Aftësi të mira komunikuese dhe shprehjee qartë e ideve dhe zgjidhjeve.

· Aftësi kritike mbi detajet e rifiniturese shprehur në anën funksionale dhe estetike.

· Aftësi për të koordinuar punën dheprojektet përkatëse

· Aftësi për të punuar në skuadër

· Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh



Aftësi të tjera:

· Njohje shumë e mirë e legjislacionit përurbanistikën

· Përdorimi i paketës 2D dhe 3D, Auto Cad,me përparësi do të ishin edhe programet e avancuara si Revit etj,



Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund tëaplikojnë duke dërguar CV-të e tyre në adresën [FONT=Gisha][SIZE=3][COLOR=#0000ff]Hr@greencoast.al[/COLOR][/SIZE][/FONT] me subjektGC_0318.

Afati i dorëzimit: 28.02.2018

Vetëm kandidatet e përzgjedhur do tëkontaktohen për intervistë.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipasligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të DhënavePersonale”.





 


Apply
Back
Top