• DREJTUES SEKTORI I MIRËMBAJTJES (Inxhinier Mekanik/Mjete Transporti)

DIMENSION me një experience 12 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpermjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punes vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kerkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e transporteve, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

DREJTUES SEKTORI I MIRËMBAJTJES (Inxhinier Mekanik/Mjete Transporti)

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË



  • Drejton, kontrollon dhe mbikqyr stafin mekanik, duke përfshirë drejtimin dhe raportin tek drejtuesi si dhe duke siguruar nje rezultat të mire të të gjitha përgjegjësive;
  • Kontrollon miratimin e shpenzimeve për proceset mekanike, dokumenta dhe kontrolle specifike, dhe mbajtjen e informacioneve dhe të dhënave të punës;
  • Të ketë njohuri shumë të mira mbi funksionimin/riparimin e mjeteve të transportit të mallrave ( kokë tërheqëse, trailer);
· Të ndajë detyrat tek punonjësit e oficines për riparimet e mjeteve, të regjistrojë punën e kryer në kartelat e mjeteve dhe të analizojë rezultatet;
· Të jetë përdorues i mirë i kompjuterit për programet MS Office;
· Të jetë i aftë për të punuar në grup dhe individualisht;
· Të njohë e zbatojë rregullat e sigurimit teknik të sektorit mekanik;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të zotërojë diplome të Universitetit Politeknik, dega Inxhinieri Mekanike;

Eksperiencë Pune: Eksperiencë pune mbi 5 vjet në pozicion të ngjashme;

Aftësi:

· Aftësi të mira në përgjegjësi funksionale dhe në drejtim;
· Aftësi të shume te mira teknike në kontrollin e punimieve;
· Vetë-organizues, i aftë për drejtimin dhe motivimin e stafit, komunikues i mirë, si në shkrim dhe në të folur;
· Dëshmia e Aftësisë Profesionale përben avantazh ( DAP);
· Të ketë njohuri të gjuhës angleze ( jo e detyrueshme);
Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 10 Shkurt 2018



-

JU MIRËPRESIM!


Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top