• Tirane, ofroj vend pune Konsulente imobiliar

Zyra Century 21 Partners me adresë rruga “Don Bosko” po rekruton ekspertë ndërmjetësimi. Zyra është pjesë e Century 21 Albania, kompani me përvojë 10 vjeçare në tregun e pasurive të paluajtshme në Ballkan dhe fton të interesuarit të bëhen pjesë e rrjetit më të madh të agjencive imobiliare në Ballkan. Detyra juaj kryesore është të ndërmjetësoni me sukses transaksionin e shitjes (blerjes) ose dhënies (marrjes) me qira të një prone të paluajtshme si ekspert në një ekip profesionistësh.
Profili i kandidatit:
• Preferohet arsimi i lartë, veçanërisht në degët Menaxhim, Marketing
• Preferohet me eksperiencë të mëparshme në shitje
• Të njohë gjuhë të huaja (anglisht, italisht)
• Të jetë i aftë në përdorimin e programeve kompjuterike
• Të jetë korrekt, këmbëngulës, komunikues dhe me aftësi të mira negociuese
• Të jetë bashkëpunues me të tjerët dhe me sens të mirë organizimi


Aplikoni tani duke nisur CV tuaj ne info@c21partners.al së bashku me një prezantim të shkurtër të vetes dhe arsyen përse Century 21 Partners është vendi i duhur për ju!
Do të kontaktohen pas datës 1 Shkurt vetëm të përzgjedhurit për fazën e dytë, intervistën.


Cel. : 0694050030
 


Apply WhatsApp
Back
Top