• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Ndertimi

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e ndërtimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

INXHINIER NDERTIMI- ZBATIM

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Inxhinieri i Zbatimit ndjek dhe mban përgjegjësi për mbikqyrjen e zbatimit të projektit në terren duke përfshire këtu marrëdhëniet me nënkontraktorët dhe punëmarrësit e tjerë të projektit.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË


  • Ndërmerr studime teknike dhe të fizibilitetit duke përfshirë hetimet në terren;
  • Mban dhe manaxhon kontaktin e përditshëm me nënkontraktorët;
  • Parashtron zgjidhjen e projektimit dhe të problemeve në kantjer;
  • Kujdeset për menaxhimin e buxhetit të projektit;
  • Kujdeset dhe sigurohet që projekti është në përputhje me kërkesat ligjore duke përfshirë këtu edhe mbajtjen e dokumentacionit në kantier;
  • I kushton rëndësi të veçantë vlerësimit dhe qëndrueshmërisë dhe ndikimit mjedisor të projekteve në zbatim duke u siguruar që projektet të zhvillohen normalisht dhe strukturat përkatëse të jenë përfunduar brenda buxhetit dhe kohës së përcaktuar;
  • Është përgjegjës për sigurinë teknike dhe fizike në kantier;
  • Mban korespondencat përfitues-investitor-kontraktor-supervizion;
  • Mban kontakte dhe i përgjigjet ҫdo kërkesë të supervizionit;
  • Menaxhon burimet njerëzore në kantier;
  • Harton dhe kontrollon dokumentacionin teknik në objekte;
  • Harton librezat e masave dhe situacionet finale;
  • Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik;


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Edukim i lartë në Degën Inxhinieri Ndërtim;

Eksperiencë Pune: Minimumi 10 vjet eksperiencë pune si Inxhinier Ndërtimi;

Aftësi:



  • Të ketë punuar minimumi në një projekt për ndërtim vilash;
  • Njohje e mirë e gjuhës Angleze;
  • Njohuri kompjuterike, Microsoft office, Autocad, Programe profesionale;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negociuese;
  • Aftësi për të kryer një sërë detyrash në terren pa mbikqyrjen e eprorëve;
  • Aftësi të shkëlqyera për të krijuar dhe mbajtur komunikim korrekt dhe të përditshëm me administratën dhe eprorët;
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe prezantim si dhe aftësi të mira për punë në grup;
  • Aftësia për të përcaktuar përparësitë dhe për të planifikuar punën në mënyrë efektive;

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 31 Janar 2018



-

JU MIRËPRESIM!


Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top