• Menaxher/e Marketingu

Në emër të klientit tonë, një kompani vendase e mirë-pozicionuar, me mbi 20 vite eksperiencë në treg, AIMS International Albania&Kosovo po kërkon të punësojë një Menaxher/e Marketingu.

Roli:

Roli kryesor i këtij pozicioni do të jetë krijimi dhe zbatimi i strategjive të duhura të marketingut sipas objektivave të kompanisë, e në përputhje me kërkesat e klientëve.

Përgjegjësitë:

• Hartimi dhe prezantimi i ideve dhe strategjive të ndryshme të marketingut dhe organizimi i aktiviteteve promocionale.
• Analizimi i cmimeve, kërkesës dhe konkurencës, dhe krijimi i propozimeve në bashkëpunim me Departamentin e Shitjes.
• Bashkëpunimi në realizimin e katalogëve të produkteve e materialeve grafike e mediatike sipas nevojave të biznesit.
• Promovimi dhe rritja e brandit të kompanisë dhe organizimi i aktiviteteve dhe eventeve të ndryshme.
• Menaxhimi i strategjisë online të kompanisë për të shtuar prezencën në rrjet dhe gjeneruar biznes të ri.


Kualifikimet:


• Diplomë në Biznes / Marketing.
• Përvojë minimale 4 vjecare në funksione Marketingu / Shitjesh.
• Njohuri shumë të mira të gjuhës italiane.
• Atësi analitike dhe hulumtuese, të kombinuara me të menduarit krijues.
• Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup, fleksibilitet dhe kreativitet.



Nëse jeni të interesuar të aplikoni për këtë pozicion, ju lutemi dërgoni CV tuaj, duke iu referuar Pozicionit të Punës, në: [COLOR=#008080]endri.ndoni@aims.al[/COLOR] para 28 Janarit 2018

Te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet maksimal. Do ishim te lumtur te intervistonim kandidatet qe plotesojne kriteret e kerkuara nga klienti yne.

Kontrolloni punë të tjera nga AIMS Albania


WE FIND&GROW YOUR LEADERS
 


Apply
Back
Top